Kreu i “Biznes Albania”, Luan Bregasi në një lidhje me Skype me News 24, deklaroi se biznesi e mbështet amnistinë fiskale të lajmëruar pak ditë më parë nga kryeministri Rama.

“Ne kemi dhënë mendimin tonë si biznes, kemi vite që e kemi këkruar një amnisti fiskale, që të riaktivizohen disa kapitale të fjetura për t’i risjellë dhe investuar në ekonomi, dhe për të mbyllur njëherë e mirë një periudhë informaliteti që ka karakterizuar ekonominë. Kjo amnisti e thëllë, pra që është edhe fiskale dhe formale, do sjellë që mjaft biznese të futen në rrugën e ligjit”,- tha Bregasi.

Por, Bregasi shtoi gjithashtu se që paketa në fjalë të realizojë të gjitha qëllimet, qeveria duhet të përmbushë dy detyra kryesore.

“Nëse paketa realizon të gjitha qëllimet e veta uën them që mund t’i sjellë disa të mira ekonomisë, të mbushë disa boshllëqe që i ka sjellë pandemia ekonomisë së vendit. Projeksioni është që nga fundi i majit ekonomia të fillojë të ndezë motorët. Misioni i një amnistie nuk është të mbledhë disa lekë, pra të aktivizojë disa para të fjetura, por misioni i saj është të zbulojë cfarë do ndodh më tej në ekonomi. Dalin dy detyra të rëndësishme për qeverinë: E para, pas kësaj periudhe kërkohet një përmirësim i sistemit të administrimit tatimor dhe doganor. Nuk mund t’ja lëmë formaliziminin vetëm në ndërgjegjëen e sipërmarrjes. Duhen ngritur dhe administruar sisteme që e detyrojnë sipërmarrjen, p.sh përmirësimi i sistemit të faturave të TVSH. Unë do kërkoja që kostot në fjalë t’i përballojë shteti. Nëse bëhet duhet të mbulohen nga qeveria. E dyta, që amnistia ta kryejë më mirë detyrën qeveria të ketë disa projekte, disa miniprojekte që këto para që kthehen në buxhet të mund të investohen dhe të ri investohen, duhen paketa në agroturizëm, agropërpunim. E treta, fasha e interesave duhet të jetë e tillë, e leverdishme për ata që do të investojnë dhe të mos kenë frikë të ndjehen të pasigurtë për të ardhmen”,- tha ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb