Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, në studion e “Open” ne News24, ka deklaruar se është një kohë e pamjaftueshme ajo e vënë në dispozicion të Komisionit për të verifikuar nëse paratë e deklaruara janë nga trafiku, krimi, apo korrupsioni.

Ai është shprehur e kanë të thjeshtë të penetrojnë para përmes ligjit nëpërmjet personash që nuk i kanë familjarë por i kanë të afërm.

“Nuk ka ndarje të burimit të pasurisë, nuk e ndan ligji. Komisioni verifikon subjektin nuk ka rëndësi burimin e të ardhurave, pesë ditë ka në dispozicion Komisioni. Verifikohet nëse je deputet, a je familjar brenda certifikatës familjare që është sot etalon matës nëse je apo jo subjekt.

Por nëna, motra, vëllai, bashkëjetuesi nuk janë pjesë e certifikatës familjare. Pra nga një anë nuk ka asnjë lloj burimi parash që sanksionohet por vetëm individë dhe paratë nuk dihet nga vijnë, dhe ligji për këtë është bërë. 2 milion euro nuk është thjeshtë për të rregulluar bilancet e kompanive. 2 milion euro deklarim me një familjar është për të deklaruar paratë, ti mbash në bankë e të blesh bono thesari.

Nëse je një subjekt i përjashtuar nga ky ligj, hallin e kam tek politikanët, e kanë të thjeshtë të penetrojnë para përmes ligjit nëpërmjet personash që nuk i kanë familjarë por i kanë të afërm. I legalizojnë dhe pas 5 vjetësh i marrin në formë donacionesh.

Më ashiqare se kjo… As nuk ndalohen të ardhurat nga ky burim, se koha e vënë në dispozicion është 5 ditë. Si do e zbulojë komisioni nëse i kam bërë paratë me drogë, korrupsion apo prostitucion?

Me këtë draft po amnistohet veprimtaria kriminale.

Amnistia nuk bëhet për njerëzit e mirë sepse ata kanë paguar taksa.

Amnistia bëhet ata që kanë shkelur ligjin. Niset për ata që kanë shkelur dhe përmasa përcaktohet nga vlera. Ai mund të përdorë të afërmit e vet dhe mund të legalizojë edhe 100 milion euro”, është shprehur ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb