TIRANË

Deputeti i PD-së Dashnor Sula deklaron se qëllimi i qeverisë me amnistinë fiskale është legalizimi i parave të trafikantëve dhe hienave të administratës publike.

Sula shkruan se insistimi i dy ministrave sot edhe pas skandalit me ish-drejtoreshën e koncesioneve është tregues i qartë i qëllimit real i qeverisë për amnistinë fiskale.

Sipas tij, veç vjedhjes së përditshme, amnistia fiskale do t’i dëmtojë edhe më shumë qytetarët e thjeshtë sepse leku i pisët do i ngrejë edhe më shumë çmimet e ndërtimeve dhe do dëmtojë biznesin e ndershëm.

POSTIMI I PLOTË
Amnistia Fiskale për “Alda Klosë-t” e qeverisë, jo për emigrantët.
Projekti i qeverisë për Amnistinë Fiskale nuk i shërben aspak emigrantëve shqiptarë që kanë punuar me ndershmëri në një vend të huaj, por kërkohet me ngulm nga kjo mazhorancë për të legalizuar paratë e Alda Klosit, dhe të tjerëve si ajo në qeveri dhe në administratën e kësaj mazhorance.

Insistimi i dy ministrave sot edhe pas skandalit me ish-drejtoreshën e koncesioneve është tregues i qartë i qëllimit real i qeverisë për amnistinë fiskale.

Shqiptarët që kanë emigruar që nga vitet 90 në vendet e huaja, janë integruar, kanë marrë edhe banesa, janë shkolluar dhe nuk kanë para të jashtëligjshme.

Para të pa deklaruara kanë trafikantët dhe hienat në administratës publike që grabisin qytetarët shqiptarë çdo ditë.

Veç vjedhjes së përditshme, amnistia fiskale do t’i dëmtojë edhe më shumë qytetarët e thjeshtë sepse leku i pisët do i ngrejë edhe më shumë çmimet e ndërtimeve dhe do dëmtojë biznesin e ndershëm.

Për më tepër Amnistia Fiskale është 180 gradë në drejtim të kundërt me politikat dhe orientimin e Bashkimit Evropian.

Qytetarët shqiptarë i kanë sytë nga BE, ndaj edhe qeveria duhet të heq dorë nga nismat e saj për të forcuar bandat dhe ta largojë vendin nga BE.

Dashnor Sula
Dashnor Sula

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb