Gazetari dhe analisti Genc Burimi i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 ka folur mbi fjalimin e kryeministri Rama në Këshillin e Evropës dhe amnistinë fiskale.

Sipas tij fjalimi i Ramës duhet përshëndetur pasi ai foli për një çështje që prek gjithë shqiptarët, ndërsa me anë të tij nuk i prishi punë Kosovës.

Sa i përket amnistisë fiskale Burimi tha se “Rama e mori me shumë vrull”, por u step pas skandalit të parave ruse që janë përdorur për të financuar partitë politike, përfshirë këtu edhe përfshirjen në Shqipëri.

“Nuk duhet të kritikojmë se pse një pushtetar shqiptar foli për Kosovën në një vend si Këshilli i Europës. As nuk i rregullon dhe as nuk i prishi punë Kosovës me atë fjalim. Rama ka zgjedhur bashkëpunimin me Serbinë. Po të zgjidhte bashkëpunimin e fuqishëm me Kosovën do tregonte se nuk ka frikë nga bashkimi i brendshëm. Ndonjëherë duhet që edhe fjalimi të jetë i fortë, Europa e flet këtë gjuhë, Vuçiç i tha që nuk e prish miqësinë me Rusinë dhe nuk i prishi punë Serbisë

Rama e teston qëndrimin e Bashkimit Europian me amnistinë fiskale pasi ata kanë frikë se Ballkani mund të influencohet nga Rusia, Kina apo Turqia. Ambasadorja Kim ishte shumë kundër amnistisë, Rama është stepur disi. Ai e mori me vrull shumë, por fati i tij i keq ishte që ndodhi ai spiuni amerikan që foli te BBC për paratë që ka hedhur Rusia në politikë. Si mund të thotë Amerika pas atij skandali të lejohet amnistia fiskale. Përndryshe do e kishte bërë ai, sepse ai ka justifikimin se vendet e tjera e kanë bërë, por ato kanë sistem drejtësie shumë më të avancuar”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb