Kryeministri Edi Rama duke folur për amnistinë fiskale ka thënë se paralelisht me të do të kalohet dhe ligji për penalizimin e atyre që nuk formalizojnë të ardhurat si dhe kontrollin e aseteve të të ardhurave jashtë Shqipërisë.

Rama paralajmëroi për ligjin e penalizimit se kush nuk do të përfundojë në gojën e vazjës së OFL me syze dielli me t’u miratuar amnistia fiskale t’i formalizojë të ardhurat.

Të gjithëve përveç nesh dhe familjarëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe familjarëve të tyre, dhe gjithë zyrtarëve të lartë që janë objekt, gjithë të tjerëve do i japim mundësinë të një aministie fiskale dhe penale.

”T’i fusin paratë në bankat shqiptare dhe mos kenë frikë fare, të thotë po unë jam ai që i kam bërë dhe i kam bërë në emigracion i kanë bërë këtu. Natyrisht me afat, natyrsisht me paralajmërimin nëse nuk doni të përfundoni në gojën e asaj vajzës me syze dielli. Formalizo të ardhurat dhe asetet, paralelisht me këtë do të kalojmë ligjin për penalizimin e atyre që nuk e bëjnë formalizimin, por paralelisht me këtë do të hyjmë edhe në rrjetin europian të kontrollit të aseteve të të ardhurave edhe jashtë Shqipërisë.

Kontrollin e aseteve jashtë shqipërisë. Nëse do t’i bësh një shtëpi në Spanjë djalit, dhe nëse nuk e deklaron nesër do e kesh të pamundur ta deklarosh.
Sa më shumë ju flisni, aq më shumë na kalitet durimi. Një gjë është e sigurt. Ju lexojm, ju shikojm, por ne udhëheqim, nuk rrimë në vend numëro. Nuk ju presim se ja ne ikëm shumë larg dhe prit ta bëjmë pak me tension garën. Bilancin do e bëjmë kur t’i vijë dita vitin e ardhshëm. Do keni rastin të provoni ato që ju thashë këtu. ”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb