Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka folur në lidhje me grabitjen e Rozeta dhe Havier Dobi në shtëpinë e ish-shefe kabineti e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi.

Hoxha ka treguar se në të vërtetë paraja e pistë është duke lëvruar sheshit në Shqipëri dhe se shumica e saj nuk vjen nga krimi i organizuar, por nga korrupsioni.

Sipas tij, ky është edhe qëllimi i Amnistisë Fiskale, për të cilën kryeministri Edi Rama këmbëngul aq shumë, pra legalizimi i parave të përfituara nga vjedhja e shqiptarëve dhe taksave të tyre.

“Ish- zyrtarja e Kryeministrisë ka pasur disa pozicione, media e paraqet si shefe kabineti e ish-ministrit Ahmetaj, të tjerë e Kryeministrisë, është një zyrtare e lartë e administratës. Ajo ka dhënë deklarimin e saj, një alibi. E rëndësishme është që autori është kapur, ka punuar në shumë banesa të tjera ka parë shumë. Prokuroria duhet të provojë një nga një rastet ku dyshohet se ka kryer grabitje. Paratë duhet t’i kthehen buxhetit të shtetit.

Më i rëndësishëm është hetimi dhe informacioni që ka marrë Rozeta në grabitjet e saj se sa shuma që ka marrë.

Por ajo mund të ketë dijeni për vende që ka më shumë para por që nuk i merrte dot. Ajo ka marrë një kasafortë të lëvizshme, por që mund të ketë edhe në vende të tjera ku kasafortat janë të palëvizshme.

Në Shqipëri paraja e pisët është sheshit. Do i lëmë të paguajnë vrasësit me pagesë, të kalojë në duar të tilla e fshehur në kasaforta dhe në faqe muresh, apo do të bëjmë atë që thotë kryeministri Amnistia Fiskale. Kjo sipas meje më shumë se sa synon të legalizojë paratë e narkotrafikut, sasia më e madhe që synon të legalizojë është ajo e përfituar nga korrupsioni. I vihet gishti krimit të organizuar, por rezulton se sasia më e madhe e parasë së pisët në Shqipëri është përfituar nga korrupsioni.

Të vijnë paratë nga Amerika Latine është shumë e vështirë, por se një zyrtar i veshur në një kostum Kashmiri mund të firmosë tendera qindra mijëra euro.

Janë zyrtarët ata që janë pasuruar me paratë e korrupsionit, ndaj opinioni publik ka reaguar në atë mënyrë dike thënë mirë bëre që i more. Por ata janë paratë tona, taksat e shqiptarëve dhe kjo duhet të hetohet deri në një.

Ka indicie që hetimin ta marrë SPAK për shkak të informacioneve që mund të ketë zonja”, ka deklaruar Hoxha.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb