TIRANE- Projektligji për amnistinë diskutohet ditën e sotme në Komisionin parlamentar të Sigurisë. Duke raportuar para anëtarëve të Komisionit, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se Qeveria parashikon që amnistia të përfshijë rastet e të dënuarve deri në 2 vjet.

Sipas kreut të Drejtësisë, fokusi më i madh për përfitimin nga amnistia duhet të jetë për gratë, të moshuarit, dhe të sëmurët.

“Ky është viti i 3 që propozojmë amnisti”, tha ministri Manjani.

Duke u ndalur tek kategoritë që nuk përfitojnë nga amnistia, ministri i Drejtësisë tha se nuk ka kuptim që të amnistohen hajdutët apo të dënuarit për vrasje.

LIGJET VOTOJNE NE PARIM “AMNISTINE”, RISTANI: MOS PERFITOJNE TE DENUARIT PER KRIME ELEKTORALE

Sakaq, në Komisionin e Ligjeve është miratuar në parim projektligji për amnistinë, ndërsa opozita ka abstenuar, dhe u vijua më pas me diskutimin nen për nen. Deputeti Ulsi Manjani propozoi që të hiqet neni për dëmtimet fizike.

Ndërsa, deputeti Arben Ristani tha se që mos përfitojnë nga amnistia personat që kultivojnë drogë.
“Jo amnisti për njerëz si Prenga që ka plagosur”, tha Ristani.

Po kështu Komisioni i Ligjeve u shpreh edhe pro amnistisë për personat e dënuar deri në 3 vjet.
Ministri Manjani propozoi që të përjashtohet “vjedhja” nga amnistia, ndërsa deputeti Ristani kërkoi të përjshtohen të dënuarit për narkotikë dhe për krime elektorale.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb