FIER- Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka qenë sot në burgun e Fierit, ku kanë përfituar nga amnistia 250 të dënuar. Sakaq, mësohet se edhe në burgun e Lezhës kanë përfituar nga amnistia 124 të burgosur.

Kreu i Drejtësisë ka folur edhe për reformën në drejtësi, duke u shprehur se ajo do bëhet me konsensus. “Reformën do ta bëjmë të gjithë së bashku. Ajo duhet të bëhet e pjekur që të jetë efiçente”.

Më tej ai shtoi se, “LSI nuk ka drafte, por opinione për reformën në drejtësi”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: