DURRËS- Një tren mallrash ka dalë nga shinat në hekurudhën Shkodër-Vorë. Treni i mallrave me 20 vagonë po vinte nga Mali i zi i ngarkuar me skrap dhe udhëtonte në drejtim të Elbasanit.

Dalja e tij nga shinat ka ndodhur rreth orës 21:00 të natës së kaluar rreth 500 metra në jug të stacionit të trenit Ishëm. Shkak për daljen e trenit nga traseja është bërë amortizimi tejskajshëm i kësaj hekurudhe.

Dalja e tij nga shinat ka bllokuar gjithë lëvizjen e trenave përfshirë dhe atë të trenave të udhëtarëve.

Në vend kanë ardhur drejtues të drejtorisë së përgjithshme të hekurudhave Durrës që po punojnë për futjen e trenit në shina dhe normalizimin e gjendjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb