Pas Artit, Bunës dhe Erës, në jetë erdhi Ana, e cila dje ka festuar 1-vjetorin e lindjes.
Ermali zgjodhi ta urojë me foton më të ëmbël të bijën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Urime 1-vjetorin sugarica e babit! Të dua sa krejt botën!”,- ka shkruar këngëtari krahas fotos së Anës.

Sigurisht, nuk kishte si të mungonte edhe urimi special i mamit, Arianës, për të voglën e saj.

Me një foto nga festa e mrekullueshme që familja ka organizuar, ajo shkruan:

“Kush ma shton dashurinë, kush m’i jep jetës kuptim… Kush ma ngrogh shpirtin që në mëngjes, kush pos diellit tim që më ngroh, që sot u bëre 1 vjeç. Urime shpirti i mamit, Ana! Edhe 100 me ne dhe motra e vëlla”.

Familja e madhe e Ermalit dhe Arianës është një ndër të preferuarat e publikut shqiptar dhe të dy postojnë herë pas here në rrjete sociale foto ose video me fëmijët e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb