Surprizuez mund të quhet vendimi tenistet serbe Ana Ivanoviç, e cila i dha fund karrierës si teniste në moshën 29-të vjeçare. Me një video të postuar në “facebook”, ish-numri 1 i botës dhe fituesja e “French Open”, ka anonçuar dorheqjen e saj.

“Nuk ka mënyrë tjetër për ta thënë këtë. Kam vendosur të tërhiqem nga tenisi profesionist. Ishte vendim shumë i vështirë, por kam shumë për të festuar”, u shpreh sportistja serbe.

“Kam fituar shumë në karrierë, por që të mbetesh në nivele të tilla duhet të jesh në formën më të mirë fizike. Siç e dini, jam prekur shumë nga dëmtimet, çka nuk më ka lejuar të jap më të mirën time. Prandaj, është koha për të ecur përpara. Mos u ligështoni, por jini optimistë përkrah meje”, shtoi 29-vjeçarja, e cila do të jetë ambasadore e Sportit dhe Jetës së Shëndetshme për UNICEF-in.

Ana Ivanociç është bashkëshortja e futbollistit të njohur gjerman Bastian Shvajnshtajger, që konkretizuan verën që lam pas dasmën e tyre pas një historie të gjatë dashurie.
Ivanovic-roland-garro-2008-215x300
Në vitin 2008-të, Ivanoviç mori kreun e renditjes botërore pak pasi fitoi turneun “Roland Garro-s”. Ajo qëndroi në majë për nëntë javë, por nuk u rikthye më në ato nivele, duke zbritur deri në pozitën e 63-të.

Në turneun e vitit 2015-të, në “French Open” u mendua se u rikthye ajo e dikurshmja, por siç e tha edhe vetë ajo, dëmtimet nuk e lejuan që të tregonte më të mirën e saj, derisa arriti në këtë pikë, duke dhënë dorëheqjen.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb