Debate të forta, deklarime e çfarë nuk pati në “Prime” e mbrëmshme të ‘Përputhen’. Samiu është ai që kësaj radhe ka dhuruar emocione të forta në studio.

Ai është treguar i kujdesshëm dhe tejet romantik në raport me Efin. Duke i bërë një dhuratë simbolike, ai vendosi të deklarohej që tashmë në emisionin e “Për’puthen” ndodhet vetëm për Efin.

Lidhur me këtë deklarim, Ana Gjini, ish konkurrentja e “Për’puthen” e cila doli çift me Brunon, përmes një video u tall keq me dyshen.

Madje, deklarimin e tyre e quajti si deklarim të pulës për gjelin. “Mëngjesin e sotëm e nisim me deklarimin e pulës për gjelin …” shprehet ajo dhe në Tiktok kjo video u bë virale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: