FIER- Ministria e Mbrojtjes është ndër politikanet, që edhe pse i është besuar një detyrë e “rreptë”, di të ruaj finesën e saj. Madje ajo shfaqet sharmante edhe teksa pi raki në Fier. Ajo ka marrë pjesë në rindërtimin e urës së Gjorgozit së bashku me zëvendësin e saj Petro Koçi e drejtues të tjerë të Fierit.

Ura e Gjorgozit u prish nga prurjet e lumit Gjanica në reshjet e disa javëve më parë. Gjatë ngritjes së dollisë Kodheli ka thënë se rakia është e mirë sepse është bërë me dashuri, pas kësaj ministrja ka pirë pijen duke shijuar disa momente me banorët e zonës.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: