TIRANË- Arkimed Lushaj ose “Stresi” siç njihet nga fansat vijon të jetë shumë aktiv në rrjete sociale pavarësisht se është në kërkim nga policia. Në një status të tij të fundit ai ka publikuar një foto në të cilën duket se Stresi pavarësish se është në kërkim nga policia kjo nuk e pengon të nxjerrë qenin e tij shëtitje. Në foto sipër të cilës Stresi shkruan “Hola Hola” duket ai bashkë me qenin e tij në një vend me borë. Të gjithë kërkojnë të dinë vendndodhjen e Stresit, por ai ka çaktivizuar opsionin në Facebook që tregon vendndodhjen e tij. Ka nga ata që dyshojnë se kjo foto është bërë kohë më parë dhe se qëllimi i publikimit është për të humbur gjurmët e vendndodhjes së tanishme.

Ndërsa në një status tjetër Stresi shkruan “Automjeti me policin, po i zoti është me Zotin” dhe publikon makinën e tij, e cila me shumë gjasa ndodhet në rajonin e policisë.

Por jo vetëm kaq, vetëm pak minuta më parë Stresi ka publikuar një tjetër status e i cili i dedikohet tërësisht besimit islam. Bashkë me të ka publikuar edhe foton e një xhamie. Nuk dihet nëse ky publikim është ndonjë virus apo është publikuar nga këngëtari në arrati që në bazë të statusit mund të merret si besimtar i devotshëm. Por se sa e vërtetë është kjo?

“Lajmëroje botën se cili ishte Muhamedi Alejhi Selam! Është ai i cili i mbrojti të drejtat e njerëzimit 1400 vjet më parë. Ruajti të drejtat e burrit, gruas dhe fëmijës. Urdhëroi për dashuri dhe harmoni midis të afërmve dhe fqinjëve. Ndërtoi raportet e bashkëjetesës ndërmjet myslimanëve dhe jomyslimanëve. Organizoi marrëdhëniet familjare, të cilat i garantojnë babait dhe nënës të drejta të mëdha mbi fëmijët e tyre. Ndaloi padrejtësinë, thirri në drejtësi, dashuri, bashkim dhe në bashkëpunim për të mirën. Ndaloi nga veprat e këqija si vjedhja, vrasja, mashtrimi etj. Ftoi për të ndihmuar nevojtarin, për të vizituar të sëmurin dhe për të këshilluar njëri-tjetrin. Është ai i cili ndryshoi jetën dhe karakterin tonë nga i keq në të mirë”, shkruan Stresi në rrjetin social Facebook.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: