Jemi mësuar të gjithë që sapo dëgjojmë emrin Stresi, në mendje të na vijë “The Bad Boy”, por kohët e fundit nuk ndodh më kështu. Madje ajo çfarë Stresi bëri mbrëmë tregon edhe njëherë se ai po ndryshon dita-ditës.

Mbrëmë me një tufë të madhe me lule, Stresi është futur në shtëpi prindërve të tij, duke e surprizuar mamanë në ditëlindjen e saj. Në video duket fare qartë momenti kur mamaja përlotet, por edhe habia e të atit tek e shoh djalin e tij në një formë tjetër. E me sa duket nëna është pika e dobët e këngëtarit.

Ndërsa para urimit live, Stresi i ka dedikuar një mesazh prekës nënës së tij, duke treguar edhe rëndësinë që ka ajo për të. “Bota ime”, i drejtohet ai nënës.

“Mam, nuk di si ta shpreh me fjale as me shkrim ate qe dua te te them! Unë e di qe nuk jam djali më i mirë në bote. Te kam zemëruar, te kam bërë me dhimbje koke e lene pa gjume…Ti me prite po njesoj gjithmone pa gjume! Ke qenë gjithmonë krenare për mua, te kane gëzuar sukseset e mia dhe dështimet e mia i ke pranuar po njesoj. Me ke shtyrë gjithmonë për të ndjekur ëndrrat e mia, për të kapërcyer pengesat. Ke patur gjithmonë besim në mua, edhe në momentet kur une nuk besoja me në veten time. Ti ishe mbeshtetesja ime, shkëmbi im. Je personi i parë qe rend t’i jap lajmin e mirë, askush me shume se ti nuk gezon per mua! Etalon i miresise e dashurise edhe 100 te tjera prane nesh! Bota ime gezuar ditelindjen! Per Gjith Boten Je Thjesht Nje Nene Per Mua Je Bota ime Mam”, shkruan këngëtari.

Bota ime tiiii

A video posted by Arkimed Lushaj (@stresi) on


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: