TIRANË

Të ftuarit në emisionin “Real Story” në “News24” kanë diskutuar mbi paketën “anti-shpifje’, e cila pritet të kalojë në Kuvend, ku përmes saj synohet të frenohet fenomeni i “lajmit të rremë”. Analistët në këtë pikë kanë shprehur pikëpamje të ndryshme. Gazetari Alfred Lela thotë se gazetarët dhe shoqatat duhet të bëhen bashkë dhe të kundërshtojnë miratimi e paketës “anti-shpifje”.

Nënkryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Sami Neza, pohoi se “FakeNews” nuk është një problem shqiptar, por  sipas tij, ky fenomen haset edhe në mediat e lira botërore.


Pjesë nga biseda:

Alfred Lela: Të gjithë organizmat e shoqërisë civile dhe shoqatat e gazetarëve në Europë në bllok janë të gjitha bashkë kundër ligjit. Ligji shndërron AMA-n dhe e bën një gjë tjetër, për hir të këtij ligji.


Sami Neza: “Fakenews” nuk është problem shqiptar, është një problem që haset në mediat e lira dhe në mediat perëndimore, nuk është më gazetari filtri, sepse janë shtuar aktorët në media.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb