Analisti Janusz Bugajski i Fondacionit Jamestown/Washington DC ka komentuar zhvillimet në Malin e Zi, ku prej dy ditësh ka pasur përleshje e protesta për shkak të një ceremonie fetare nga Kisha Ortodokse Serbe. Bugajski deklaron se më e rrezikshmja për rajonin është fakti që projekti i “Serbisë së Madhe” është sërish është aktual.

“Më e rrezikshmja për rajonin është fakti që projekti i “Serbisë së Madhe” është sërish është aktual. Fushata po zhvillohet mbi 3 parime: fshehtësia, fleksibiliteti dhe durimi. Objektivat kryesore janë: Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi. Në Malin e Zi kemi të bëjmë me minimin e sovranitetit, sepse Beogradi nuk pranon kombin malazez dhe as Malin e Zi si shtet të pavarur”, deklaron ai.

Sipas Bugajskit, administrata e Biden duhet të përfshihet sa më parë.

“Gjithashtu i rëndësishëm është edhe neoimperializmi rus, për të cilin Ballkani është pikë e rëndësishme, ndërsa Beogradi është instrumenti kryesor i Moskës për destabilizimin e rajonit. “Rusia në vitin 2016 ishte e implikuar në përpjekjen për grushtet në Malin e Zi. Administrata e Biden duhet të përfshihet sa më parë!”, shprehet analisti amerikan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb