TIRANE

Analisti Baton Haxhiu i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka paralajmëruar zhdukjen e PD-së dhe krijimin e një partie të re. Analisti duke komentuar djegien e mandateve nga ana e opozitës së bashkuar, tha se pas këtij akti në vend mund të kemi hapsirë për krijimin e një partie politike të re, e cila mund të jetë edhe vetëvendosja “Dorëheqja”.

“Do kemi hapësirë për një parti politike e cila mund të  ndërtohet pas një muaj ose dy muaj.Mund të jetë vetëvendosja.Dorëheqja, I lë hapësirë vetëvendosjes për të qene pjesë e jetës politke në Shqipëri.

Dhe nuk janë të paktë njerëzit që janë të gatshëm për të formuar një parti politike shumë shpejt.Partitë si LSI dhe PD, njëra do zbehet, tjetra do zhduket.Sepse shqiptarët do kërkojnë dicka të re”, eshte shprehur analisti, Baton Haxhiu.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb