TIRANE- Analisti Arjan Curri, i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ me gazetaren Eni Vasili në News24 komentoi dorëzimin e mandatit të deputetit nga ish-ministri Tahiri. Curri tha se Tahiri është shkatërruar si njeri dhe se shqetësimet, ankthet e pasiguritë e tij kanë arritur kulmin.

Gjithashtu analisti foli edhe rreth mundësisë së arrestimit të ish-ministrit. Lidhur me këtë Curri tha se me provat që janë deri tani askush nuk mund ta arrestojë Tahirin, pasi nëse do të arrestohet me provat ekzistuese do të ishte një arrestim i padrejtë.

Vasili: Çfarë do kërkoje nëse do ishe Sajmir Tahiri?

Curri: “E ka kërkuar ai. Tha nuk të mjaftoi kjo që më gjeti, por do të më fusësh edhe brenda. Unë mendoj se më shumë se disa javë burg, Tahiri e ka shpaguar, moralisht, psikologjikisht, familjarisht. Çfarë nuk hoqi mbi kurriz, çfarë nuk kaloi. Është shkatërruar si njeri. Të mbledhim turmën e ti presim kokën tani? Shqetësimet, ankthet e pasiguritë e tij kanë arritur kulmin. Çfarë kishte për të paguar e pagoi. Nëse nuk ka prova të tjera nuk e arrestojnë dot. Po ta arrestojnë me këto prova që kanë, do ishte arrestim i padrejtë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: