ANALIZË AGRON GJEKMARKAJ

Tek mazhoranca e dalë nga zgjedhjet e masakruara të 25 Prillit është mbledhur kremi dhe yndyra e vendit, bukuria , klasi e shija, inteligjenca dhe urtia, e mira dhe begatia, askund nuk u rri hipokrizia. Ke qejf t’ju degjosh gojtaret e mendimtaret.Tek ne të opozites, vesi, e keqja, dembelia, padija e merzia bëjnë konak e shtrojnë çardak sipas tyre.

Njerzit i kanë degjuar tek thonë, o gjind , ne jemi pritmi, mezja dhe rakia, ne jemi lezeti , qyfyrja dhe bereqeti , ne jemi historia ne krah na rri lavdia, çe doni opoziten, mos u merrni me ta , kot e kini, pas tyre mos rrini, jemi ne, bëjmë be ! Gjithçka e dime me siguri e bejme ne siç e do ti Shqiperi. Jemi puna ,jemi guna, jemi nëna edhe baba , jemi dielli jemi shiu, jemi fryma jemi jeta , rruga dhe e verteta.

Keto muaj të trazuar të jetes politike një gjë më bën pershtypje, një sjellje që perkufizon gjendjen. E kam fjalën për nënshtrimin e secilit ndaj Edi Rames. I uruari paskesh qënë adapt. I kanë frikë dhe hijen jo më zërin, bëmat, vikamat, kercenimet e mandatat. I ka bërë terbiet të madh e të vogel. Spiunet shtohen , indiferentet zvoglohen.U hedh një shikim të embel dhe fluturat e parajses shfaqen. Kur i hidhur është syri e zeze bëhet dita e katran nata. Të gjithë flasin me një gjuhë mushku. Me bën pershtypje një fakt njerzor. Humori vlen për kedo njesoj, për të gjitha qëniet njerzore. Kushdo mund të tallet duke filluar nga vetja , dhe qyqar ai qe nuk di të qeshe me veten, ndaj jo çdo thumb është i lig. E qeshura e dlir njeriun,e bën më të mirë, relativizon patetiken shpesh hipokrite te politikes. Zymtesia është një veshje e rënde si kostum teneqeje e shtrengon personin e gjorë. Ajo nuk është sinonim i seriozitetit, as i së vertetes.Fsheh ankth e pasiguri. Nuancat e gazit janë të pa mbarim. Nejse se po na hallakaten mendimet si viçi në lendine. I pa drojtur per te biseduar me këdo e per çfarëdo i pashqetësuar në me kap kamera apo fotografia , po hiç fare, degjoj një zell të deputetve socialistë të bëjnë batuta per Bashen, Berishen dhe Meten dhe ska asgjë të keqe se nuk me mungojnë as mua. Njerzit po tallen me profetet e jo me me liderit. Por ama po t’ju thuash një fjalë per Edi Ramen shohin tavanin, lidhin kepucet, kqyrin anash, u bie një hije halli e gazepi. Një si nyje u behet në fyt e pinë ujë. Frika si murlani ju than biseden. Muret , kane veshë, kundershtari sy e veshe, Rama sy e veshë pa fund. Mark Alemet lexojnë edhe endrrat jo me fjalet ! Ikin nga tema dhe dalin tek koha , tek bresheri mbi kollomboqin e opozites.Rama është i mençuri qamet, i dituri pa fund, inteligjenti pa mase, guximtar kur të tjeret janë frikacakë, i dhembshur kur të tjeret janë shpirtkazem, dritë në terr, zjarr në ngricë. Ai merr vendimin e duhur ne kohen e duhur me njerzit e duhur! Ai e mbeshtjell kohen ne dorë si brumë dhe me të bë kulaçet e vet në saç !

Dendi , garip , i ndritur , i gjate aspak i thatë, sarkastik, olimpik e shumëçka tjeter per te vetet ! Të gjorët e kanë bërë autoçensuren si frymen, thithin oksigjen e mendohen , seleksionojnë fjalet , të cilat shtyhen si tifozet për të hyre në stadium e brohoritur ” Le ta gjuaj kopetenti” !! Jemi të gjithë kalimtarë ! Individet nuk e ndertojnë vetë kultin jua ndertojme ne me interesat tona dhe me friken se mos ato bjerrin, me ambicje qe nuk njeh limit, me dalldinë për pasuri dhe kesisoj heshtja dhe zellin ne levdata ja dorezojnë vendin e shoqerinë sundimit dhe arbitraritetit ! Reflektoni more qerratenj se koha në vetvete është e pambarim po per secilin prej nesh e kufizuar per tu lënë një trashigimi etike pasardhesve. Shumë kurrize të perkulura, shumë mendje të roberuara, shumë barqe të pangopura sillen asaj ane. Sundimtari i sheh. Lë makinen dhe shetit mbi shpinen e tyre e ata sus. Sundimtari i vë në provë në mendja fle dhe kur bindet se ashtu është u thotë mendoni. Sundimtari është xhymert u shtie pa fund në barkun si shpelle copa nga pronat e Shqiperisë. Rëndesi ka maja. Atje rri ai! Ata poshtë.kaq i duhet. Në politiken vendimarrese shqiptare interesi dhe frika dominojnë arsyen e cila ka nevoje të vaksinohet me kurajo civile. Vetem atehere Shqiperia buzeqesh dhe propaganda trishtohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb