Ditën e sotme në Bavari po mbahet samiti i vendeve të G7-ës.

Sipas një analize të BBC, udhëheqësit botërorë kanë bërë të pamundurën për të treguar solidaritet, megjithatë vendimet të cilat duhet të merren janë të vështira.

Deklarata e përbashkët e liderëve të G7-ës, sugjeron se ata janë vërtet të bashkuar në bindjen e tyre se ka vetëm një rrugë përpara.

Kjo deklaratë mohon sugjerimet se disa nga ata udhëheqës të G7 kishin filluar të lëkunden në lidhje me mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Në fund të fundit, lufta po përkeqëson një krizë të kostos së jetesës, e cila po dëmton votuesit e tyre. Ajo gjithashtu, të paktën tani për tani, duket se hedh poshtë pretendimin e paraqitur nga analistë dhe politikanë në mbarë botën, se lufta mund të përfundojë nëse Ukraina ia dorëzon territorin e marrë nga trupat ruse Vladimir Putinit, në këmbim të paqes.

Udhëheqësit deklarojnë se Ukraina, dhe vetëm Ukraina, do të përcaktojnë të ardhmen e saj, pa presion të jashtëm.

Por mbështetja e vazhdueshme do të ketë një çmim, kjo është arsyeja pse G7 po fokusohet gjithashtu në përpjekjet për të lehtësuar ndikimin në furnizimet globale të ushqimit dhe energjisë.

Dhe kjo është arsyeja pse ata po përpiqen të intensifikojnë presionin mbi Vladimir Putin, duke diskutuar sanksionet e reja që synojnë ndërprerjen e burimeve të të ardhurave që paguajnë për luftën e tij.

Por siç shkroi më herët kancelari gjerman Olaf Scholz, vendime të vështira, por të nevojshme janë përpara. Sepse, duke pasur parasysh papajtueshmërinë e deritanishme të liderit rus, kërkesa e tyre e fundit për tërheqjen e trupave të tij menjëherë dhe pa kushte ka shumë pak gjasa që të përmbushet.

Kujtojmë se liderët e G7 po takohen për samitin vjetor në Gjermani këtë javë ku temë kryesore e diskutimit është Ukraina.

Por pjesë e takimit nuk janë vetëm liderët e shtatë vendeve anëtare të G7-ës. Në takim janë edhe dy përfaqësues nga Bashkimi Europian: Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Capture

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: