Finlanda e ndodhur 800 milje në kufi me Rusinë është një hap anëtarësimit në NATO. Kjo është parë si një kërcënim nga Rusia, e cila po sheh veten të rrethuar nga vendet e aleancës.

Por çfarë është NATO dhe si funksionon ajo:

NATO është një aleancë e mbrojtjes evropiane dhe e Amerikës së Veriut që u krijua me përshkallëzimin e Luftës së Ftohtë. Ajo e ka selinë në Bruksel. Qëllimi i aleancës ishte të mbronte vendet e Evropës Perëndimore nga kërcënimi i paraqitur nga Bashkimi Sovjetik dhe të kundërshtonte përhapjen e komunizmit pas Luftës së Dytë Botërore.

Ata kanë një parim shumë domethënës. Një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre në Evropë ose Amerikën e Veriut do të konsiderohet si një sulm kundër të gjithëve. Neni 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut garanton se burimet e të gjithë aleancës mund të përdoren për të mbrojtur çdo vend anëtar. Kjo është thelbësore për shumë nga vendet më të vogla që do të ishin të pambrojtur pa aleatët e saj. Islanda, për shembull, nuk ka ushtri të përhershme. Meqenëse SHBA-ja është anëtari më i madh dhe më i fuqishëm i NATO-s, çdo shtet në aleancë është efektivisht nën mbrojtjen e SHBA-së.

Aleanca filloi me 12 vende themeluese, por gjatë dekadave që nga ajo kohë, aleanca është rritur duke përfshirë gjithsej 30 anëtarë, pjesë e secilës edhe vendi ynë.

Sipas rendit alfabetik, ato janë: Shqipëria, Belgjika, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Turqia, Britania e Madhe dhe SHBA.
Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, por prej kohësh shpreson të bashkohet me aleancën. Kjo është një pikë e dhimbshme për Rusinë, e cila e sheh NATO-n si një kërcënim dhe e kundërshton me forcë këtë.

Mes tensioneve të vazhdueshme me Perëndimin, Rusia ka kërkuar garanci të hekurta se aleanca nuk do të zgjerohet më tej në lindje – veçanërisht në Ukrainë.

Por SHBA dhe NATO i kanë rezistuar këtyre kërkesave. Aleanca ka pasur gjithmonë një “politikë të dyerve të hapura”, e cila thotë se çdo vend evropian i gatshëm për të ndërmarrë angazhimet dhe detyrimet e anëtarësimit është i mirëpritur të aplikojë për anëtarësim. Çdo vendim për zgjerimin e aleancës duhet të merret unanimisht.

Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, NATO e bëri të qartë se do të mirëpriste zgjerimin në lindje dhe në 1997, Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia u ftuan të fillonin bisedimet e pranimit.
Që atëherë, më shumë se një duzinë vende nga ish-blloku lindor, duke përfshirë tre ish-republika sovjetike, iu bashkuan aleancës.

CNN
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: