Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar se do të zhvillojë një takim urgjent përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, lajm ky që vjen pas takimeve të sotme në Bruksel në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë të ndërmjetësuar nga Brukseli.

Mediat serbe raportojnë se një lëvizje e tillë nga Vuçiç tregon se ai është një mjeshtër i marrëdhënieve me publikun, pasi me paralajmërime të tilla të bujshme dhe faktin që zyrtarët serbë kanë lajmëruar se pas takimit presidenti do të mbajë një nga fjalime më të rëndësishme, largohet vëmendja e qytetarëve serbë nga ngjarje esenciale.

Marko Jakshiç, një avokat serb tha për Danas se kjo përdorimi i mënyrave të tillë teatrale, e çon vëmendjen në çështje të parëndësishme dhe zbeh rëndësinë e takimeve të sotme.

“Sa herë që përfaqësuesit e serbëve nga Kosova takoheshin me Vuçiçin, ka pasur një zgjidhje apo marrëveshje që nuk ishte e favorshme për ta. Ai do t’i dëgjojë me vëmendje, por në fund për të njëqindën herë do t’u kërkojë të ruajnë qetësinë dhe të mos reagojnë ndaj provokimeve të Kurtit, ndërsa ai të zbatojë planet e tij, pas së cilës ata humbasin një lidhje tjetër me Serbinë dhe bëhen gjithnjë e më shumë qytetarë të dorës së dytë në Kosovë”, thotë Marko Jakshiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb