Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka nisur një tur takimesh me drejtoritë vendore nëpër qarqe. Në një takim me drejtuesit e Qarkut të Korçës, ata kanë analizuar të gjitha ngjarjet e rastet e ndodhura brenda një viti.

Nga të dhënat, rezulton se brenda një viti janë regjistruar 1.888 vepra penale, janë zbuluar 1808 prej tyre, e gjithsej janë konstatuar 2217 autorë, 631 prej të cilëve të arrestuar, 48 të ndaluar, 1465 të proceduar në gjendje të lirë dhe 70 të shpallur në kërkim.

Njoftimi:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, më datë 19.01.2022, me pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Gledis Nano, Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Drejtues i Lartë Eduart Merkaj dhe Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale Drejtues i Lartë Tonin VOCAJ dhe të pesë Komisariateve të Policisë në varësi të saj, kanë zhvilluar analizën vjetore të punës për vitin 2021.

Gjatë këtij takimi, janë analizuar objektivat e arritura nga çdo Sektor dhe Komisariat, duke i krahasuar ato me vitin paraardhës dhe masat që duhet të merren në vazhdimësi, për përmirësimin e parametrave të rendit dhe të sigurisë publike në nivel qarku.

• Gjatë këtij viti, janë evidentuar dhe referuar gjithsej 1888 vepra penale, zbuluar 1808 ose 95.76 % e tyre, me 2217 autorë, nga të cilët 631 arrestuar, 48 ndaluar, 1465 në gjendje të lirë dhe 70 të shpallur në kërkim.

• Është rritur efektiviteti i punës parandaluese, i cili pasqyrohet në uljen në total të numrit të veprave penale në 10.22% ose 215 vepra penale më pak dhe rritjen e fuqisë zbuluese me 5 %, kundrejt një viti më parë.

• Janë finalizuar 19 operacione policore, nga të cilët operacioni policor “Perimetri”, i zhvilluar në 73 faza; operacioni “Restart” i zhvilluar në 3 faza dhe operacioni “Udënishti” i zhvilluar në 2 faza, si edhe 14 operacione të tjera që kanë goditur aktivitete të ndryshme kriminale.

• Në drejtim të veprave penale kundër personit, janë evidentuar gjithsej 194 vepra penale nga të cilat janë zbuluar 188 raste, ose 96.9% e tyre. Krahasuar me vitin 2020, janë 19 vepra penale më pak, ose (-8.9%) si më poshtë:

– Vrasje, 1 rast, i zbuluar;
– Vrasje e mbetur në tentativë, 3 raste;
– Plagosje e rëndë me dashje, 11 raste;
– Plagosje e lehtë me dashje, 86 raste;
– Kanosja, 67 raste etj.

• Në drejtim të veprave penale kundër pasurisë, janë evidentuar gjithsej 324 vepra penale nga të cilat janë zbuluar 271 raste, ose 83.64% e tyre. Krahasuar me vitin 2020, janë 126 (ose -42%) vjedhje më pak, me fuqi zbuluese 17.58 % më të lartë. Edhe numri i vjedhjeve me dhunë, gjatë kësaj periudhe është 5 raste, ose 2.2 herë më i vogël, se një vit më parë.

• Në drejtim të narkotikëve janë evidentuar 128 vepra penale në total, të cilat janë të zbuluara, ku janë sekuestruar 365 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 20.4 gr kokainë, 72 gr heroinë, 1.8 gr metadon dhe 1.2 gr vaj kanabis.

• Në drejtim të trafikut të paligjshëm, janë evidentuar 190 vepra penale në total dhe janë zbuluar 188 raste ose (98.94%) e tyre.

• Në drejtim të krimit ekonomik-financiar, janë evidentuar 269 vepra penale nga të cilat janë zbuluar 264 ose (98.14%) e tyre.

• Në drejtim të armëmbajtjes pa leje, janë goditur 12 raste, në rang qarku.

• Në drejtim të dhunës në familje, sipas nenit 130/a të Kodit Penal, janë evidentuar gjithsej 71 vepra penale, me 80 autorë, nga të cilët 38 shtetas të arrestuar, 1 i ndaluar dhe 41 të proceduar në gjendje të lirë.

• Gjithashtu janë trajtuar me urdhër mbrojtjeje sipas ligjit nr. 9669, 194 raste të dhunës në marrëdhëniet familjare për të cilët janë plotësuar kërkesë-paditë përkatëse, ose 11 raste më pak, krahasuar me vitin 2020.

• Përsa i takon Policisë Rrugore, janë evidentuar 268 vepra penale, zbuluar 262 ose (97.76%) e tyre, me 267 autorë, nga të cilët 182 arrestuar, 2 të ndaluar dhe 83 të proceduar në gjendje të lirë. Gjatë vitit 2021, kanë ndodhur gjithsej 58 aksidente rrugore (me 8 shtetas të vdekur, 9 të plagosur rëndë dhe 48 plagosur lehtë) ose 18 aksidente më pak, krahasuar me vitin 2020. Gjatë këtij viti janë vendosur 31.603 masa administrative dhe janë pezulluar 437 leje drejtimi.

• Janë trajtuar gjithsej 51744 telefonata në Sallën e Komandimit dhe 2206 informacione nga Komisariati Dixhital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb