SHKODËR- Policia e Shkodrës ka zhvilluar sot analizën vjetore ku ka qenë i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Në këtë takim, Çako ka deklaruar se puna e Policisë është fokusuar në zbulueshmërinë dhe parandalimin e krimeve. Ai ka theksuar se Policia e Shtetit nuk do të lejojë kultivimin e kanabisit.

“Puna jonë, fokusuar në zbulueshmëri. Të fokusuar për parandalimin e rasteve kriminale. Nuk do lejojmë kultivimin e kanabisit”, tha Çako.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: