I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, profesori Dritan Laçi nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare ka folur mbi urdhrin e të Ministrit të Bujqësisë për planin e monitorimit të qumështit në fermat me mbi 15 krerë dhe sa efikas është në terren.

Laçi tha se ky moment i analizimit të qumështit është pjesë e kapitullit 12 të BE, por që nuk mund të analizohet në mënyrë periodike, në momente të caktuara, por duhet monitorim i vazhdueshëm në ferma. Profesori tha se duhet një kontratë e nënshkruar me fermerët, që t’i obligojnë këta të fundit për të plotësuar disa standarde.

“Qumështi është produkt që përmba risk të lartë kontaminimi dhe fermeri duhet të japë garanci për produktin që nxjerr nga ferma. Prandaj duhet një kontratë e nënshkruar me fermerët, për t’i obliguar në plotësimin e disa standardeve. Gjithashtu duhet të ketë persona përgjegjës për kontrollin e mostrave të qumështit. Pasi kur dorëzojmë rezulatet tek ekspertët e BE, ata nuk ndalen vetëm në letrat që kemi dorëzuar, por marrin masat e tyre për të vërtetuar nëse ato që janë të shkruara janë të sakta. Ndaj duhet të jemi serioz, pasi jemi vend anëtar i BE, kemi një listë përpara me detyra dhe nëse nuk tregohemi të tillë, rruga do të jetë më e gjatë se sa e kemi menduar”-tha profesori Dritan Laçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb