Në pamje të parë, qyteti i nxehtë dhe me pluhur i Bakersfield, i vendosur thellë në brendësi të Luginës Qendrore të Kalifornisë, duket si një qytet që nuk do të konsiderohej me premisa për të qenë në qendër të një game të vërtetë vrasjesh.

Megjithatë, qyteti me 400,000 banorë po “copëtohet” nga dhuna e bandave dhe drogës, ndërkohë që liderët liberalë të Kalifornisë janë duke u përballur me akuza se kanë lejuar që krimi të lulëzojë.

Bakersfield është pjesë e Kern County, një central elektrik bujqësor, gjithashtu vendi me shkallën më të lartë të vrasjeve në vend.

“Titull nderi” të cilin e mban që nga viti 2016.

Titull ky i merituar duke pasur parasysh rekordet e vrasjeve me 140 të tilla në vitin 2020 dhe 136 vitin e kaluar.

Sa i përket vrasjeve për 2022, në gjashtë muaj e parë janë regjistruar 52 të tilla, ku shumica e rasteve përfshinin bandat e lidhura me burgjet lokale.

Gavin Newsom, guvernatori i shtetit, e përshkroi Kernin si kryeqytetin e vrasjeve të Kalifornisë, por u akuzua për përpjekje për të fituar pikë politike pasi qarku është një bastion i rrallë konservator në Golden State.

Manuel Carrizalez është themeluesi i Stay Focused Ministries me bazë në Bakersfield dhe punon për të çliruar komunitetin nga krimi, detyrë e cila konsiderohet rraskapitëse.

Vetëm në muajin e fundit ai ka marrë pjesë në tre funerale për adoleshentët që vdiqën pas mbidozës të fentanilit, një opioid sintetik vdekjeprurës, për të cilin autoritetet ligjzbatuese amerikane shprehen se është duke lënë një vazhdë të gjatë vdekjesh dhe mjerimi në të gjithë vendin.

“Droga dhe bandat shkojnë së bashku si bletët dhe mjalti. Të shtënat me armë zjarri dëgjohen gjatë gjithë orëve të ditës në Bakersfield dhe nuk ka asnjë cep që banorët e lodhur të ndjehen të sigurt nga rreziku. Ka dhunë në të gjithë qytetin tonë dhe situata nuk po përmirësohet,” tha Carrizalez, një ish-anëtar i bandës.

59- vjeçari Carrizalez, i cili kreu dhjetë vjet burg përpara se të ndryshonte jetën e tij dhe t’i përkushtohej punës bamirëse, beson se kriminelët po bëhen më të rrezikshëm dhe kanë një shpërfillje të plotë ndaj policisë.

“Nuk ka më rregulla në rrugë,” tha ai, duke shtuar se politikanët liberalë duhet të marrin një pjesë të fajit për dështimin në misionin për të goditur krimin.

Një viktimë e mungesës së zbatimit të ligjit në Bakersfield ishte 24-vjeçarja Angel Bowdey, e cila humbi jetën pasi u qëllua nga persona të cilët nuk i njihte, gjatë një grindjeje në një pikë karburanti në maj. Grindja nisi pasi makina i bllokoi dalje nga pika e karburantit.

Policia njoftoi se pasi ajo u ankua për mënyrën e tyre të parkimit, si shoferi ashtu edhe pasagjeri i zbrazën karikatorët pa iu dridhur qerpiku që shumë pranë vendit të ngjarjes disa fëmijë ishin duke luajtur.

Joseph Barker, 20 vjeç dhe Erica Gonzalez, 25 vjeç, janë akuzuar për vrasje.

Familja e viktimës e dënoi vrasjen si të pakuptimtë.

“Ajo e kishte gjithë jetën përpara saj,” tha Laëanna Lockhart, nëna e Boëdey, për një stacion televiziv lokal.

Ndërsa Bakersfield-it i mungon glamour-i i disa prej qyteteve të tjera të mëdha të Kalifornisë, të jitha qytetet janë të bashkuara nga rritja e krimit.

Los Angeles, Oakland, San Diego dhe San Francisko kanë vuajtur të gjitha një rritje të numrit të krimeve të dhunshme dhe të lidhura me pronësinë që nga fillimi i dekadës.

Sipas Institutit të Politikave Publike të Kalifornisë, vrasjet në ato qytete u rritën me rreth 17 për qind,

Shifrat nxisin kritikat se zonat e qyteteve më të mëdha të shtetit u ngjajnë shoqërive distopive makthore me numra në rritje të qytetarëve të pastrehë, tregje të hapura të drogës dhe krim të shfrenuar kryesisht të pakontrolluar.

Të paktën një pjesë e fajit, sipas politikanëve republikanë, mund t’i faturohet një ligji të diskutueshëm të miratuar në 2014.
Propozimi 47, i njohur gjithashtu si Akti i Lagjeve dhe Shkollave të Sigurta, e bën vjedhjen e mallrave deri në 950 dollarë një kundërvajtje ose shkelje të vogël, ndërkohë që zbut ligjet rreth posedimit të drogës.

Mbështetësit argumentojnë se ajo solli një qasje më të dhembshur për ata që vuajnë nga varësia, por kundërshtarët pretendojnë se në fakt ajo ka dekriminalizuar vjedhjen e dyqaneve.

Videot virale duket se mbështesin kritikuesit e ligjit në fjalë. Pamjet të cilat shpërndahen rregullisht në mediat sociale, tregojnë persona që zbrazin raftet e dyqaneve ndërsa rojet e sigurisë shikojnë të pafuqishëm pasi kanë marrë edhe urdhër nga shefat e tyre që të mos ndërhyjnë.

Kritikët e liderëve të Kalifornisë, patën më shumë “fakte” në dorë kur gjatë kësaj jave u zbulua se Neësom po shqyrtonte një ligj që do të lehtësonte ligjet për prostitucionin.

Michael Shellenberger, një autor që ka shkruar gjerësisht mbi problemet e drogës në Kaliforni dhe një ish-kandidat për guvernator, tha se tregjet e hapura të drogës dhe kampet e të pastrehëve në zona të tilla si Tenderloin, San Francisko, shërbejnë si vektorë për vjedhjet e dyqaneve dhe krimin e pronës.

“Njerëzit që jetojnë atje duhet të vjedhin për të financuar zakonet e tyre të drogës. Një qasje më e butë ndaj ndjekjeve penale nuk ka ndihmuar”, tha ai.

Votuesit do të shkojnë përsëri në kutitë e votimit në nëntor kur Newsom të jetë i gatshëm për t’u rizgjedhur, një humbje për kundërshtarin e tij republikan do të ishte një shqetësim i madh, ndërsa gara për t’u bërë kryebashkiak i Los Anxhelosit është midis Karen Bass, një progresiste, dhe Rick Caruso një miliarder që kandidon në një platformë të rendit dhe ligjit.

Pavarësisht nga problemet e saj të dokumentuara mirë me krimin, Kalifornia, me motin e saj të bukur dhe peizazhet mahnitëse, ka arritur të ruajë reputacionin e saj si një vend i lakmueshëm për të jetuar.

Megjithatë, ka shenja ndryshimi. Për dy vitet e fundit, Kalifornia ka pësuar një rënie të popullsisë, me shumë njerëz që kanë vendosur se do të ishte që më mirë që zhvendoseshin e të jetojnë në Teksas, Arizona dhe Uashington. Disa madje janë zhvendosur edhe në Meksikë.

“Kështu që shqetësohuni se jeni në një rreth vicioz ku sistemi nuk korrigjon veten, dhe arsyetim për këtë është fakti që njerëzit kanë shumë vende të tjera ku mund të jetojnë”, tha Shellenberger.

Përktheu: BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb