Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka paralajmëruar se do të rrisë arsenalin bërthamor të vendit të tij.

Kim njoftoi planet për të prodhuar në masë armët taktike bërthamore, ndërsa zhvillon një raketë të re balistike ndërkontinentale (ICBM).

The Times shkruan se qëllimi kryesor do të ishte një “kundërsulm i shpejtë bërthamor”

Në një takim të Partisë së Punëtorëve të Koresë në pushtet, Kim u shpreh se niveli i “presionit ushtarak” që po ushtrohej mbi veriun ishte në “maksimum”, duke treguar asetet e sulmeve bërthamore të SHBA në Korenë e Jugut dhe bashkëpunimin ushtarak midis Seulit, Amerikës dhe Japonisë.

“Jugu ishte “i prirur për grumbullimin e pakujdesshëm dhe të rrezikshëm të armëve, ndërsa ishte i zënë me lëvizje ushtarake armiqësore për të paraqitur një sfidë konfrontuese”, tha ai.

Koreja e Veriut lëshoi ​​të paktën tre raketa balistike me rreze të shkurtër të shtunën që ranë në detin në lindje të Gadishullit Korean, sipas Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Gjithashtu dje ka lëshuar një tjetër raketë.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut në deklaratë bëri me dije: “Ne paralajmërojmë seriozisht se nëse Koreja e Veriut bën një përpjekje për të përdorur armë bërthamore, kjo do të çonte në fundin e regjimit të Kim Jong-un”.

Vitin e kaluar thuhet se Pheniani ka lëshuar 70 raketa balistike. Në vitin 2019 ishin katër prova raketash, dhe në 2020 ishin tetë.

Në nëntor ajo kreu atë që ekspertët besojnë se ishte testi i saj i parë ICBM që nga viti 2017, duke lëshuar Hëasong-17, një raketë e re që mund të ketë një rreze veprimi prej 10,000 miljesh dhe aftësinë për të mbajtur koka të shumta.

Deklarata e fundit e Koresë së Veriut sinjalizoi se “po përgatitej për mundësinë e luftës përtej kolapsit të marrëdhënieve ndërkoreane”, tha Lim Eul-chul, një profesor në Universitetin Kyungnam në Korenë e Jugut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: