Nëse raportet për manovrat tokësore ukrainase janë të sakta, atëherë kundërofensiva e pritshme për të rimarrë territorin e kontrolluar nga Rusia është duke u zhvilluar.

Ukraina e bëri të qartë në fundjavë se forcat e saj të sapo stërvitura dhe të pajisura nga perëndimi ishin të gatshme pë një kundërpërgjigje kundër Rusisë.

Zyrtarët rusë dhe amerikanë kanë raportuar përparime ukrainase në rajonin lindor të Donbasit duke theksuar se forcat e Kievit po testojnë mbrojtjen e armikut.

Dymbëdhjetë brigada të reja sulmi, nëntë prej tyre të stërvitura dhe të pajisura nga perëndimi, do të udhëheqin kundërsulmimin në fushën e betejës për të lehtësuar forcat që kanë mbajtur linja kryesisht statike gjatë një dimri dhe pranvere të përplasjeve të mëdha.

Sabotimi i dyshuar i Rusisë i digës hidroelektrike Nova Kakhovka përjashton një kalim lumi nga drejtimi i Kherson dhe Mykolaiv drejt territorit të kontrolluar nga Rusia.

Analistët ushtarakë kanë veçuar zonat përreth Zaporizhzhia dhe Vuhledar si vende nga të cilat Ukraina mund të kërkojë të kalojë urën tokësore të Rusisë për në Krime, duke ndarë forcat e Moskës në dysh dhe duke shkëputur ato në jugperëndim nga linjat e furnizimit.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të hënën se forcat ukrainase kishin nisur sulme të mekanizuara në pesë pika përgjatë vijës së frontit në Donetsk jugor rreth Vuhledar për të testuar mbrojtjen ruse.

Zëvendësministri i mbrojtjes i Ukrainës konfirmoi se forcat e saj po përparonin në veri të Bakhmutit, në rajonin e Donetskut, të cilin mercenarët rusë e kapën muajin e kaluar.

Nga ana e tij, Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar Ëagner, ka fajësuar zëvendësuesit për një tërheqje të pjesshme që i ka dhënë Ukrainës mundësinë për të rifituar një terren në qytetin simbolikisht të rëndësishëm. 

Më në veri, në Luhansk, forcat ukrainase kanë kryer sulme hetuese përgjatë vijës Kremina-Svatove, ku mund të hapet një front tjetër.

Sido që të jetë kombinimi i fronteve ku Ukraina vendos të sulmojë, lufta për një territor të mbajtur dhe të mbrojtur mirë nuk ka gjasa të ngjajë me kundërsulmimet e kaluara si ajo e vitit të kaluar në Kharkiv, ku forcat ruse u tërhoqën me shpejtësi, duke lënë një vakum në të cilin Ukrainasit mund të përparojnë. 

Oleksii Danilov, këshilltari i sigurisë kombëtare i Ukrainës, tha dje se vetëm një pjesë e vogël e zyrtarëve dhe komandantëve të lartë ishin në dijeni të formës së planit të betejës, i cili do të përshtatej me zhvillimin e ngjarjeve. 

Forcat ruse kanë gërmuar përgjatë vijës së frontit prej 600 miljesh, duke ndërtuar shtresa mbrojtëse llogore, fushash të minuara, fortifikime dhe piramida betoni që synojnë të pengojnë një përparim të blinduar.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb