Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot pasdite në selinë rozë drejtuesit e 12 qarqeve të vendit. Gazetari Ergys Gjençaj bën me dije për “News24” se  takimi do të jetë i fokusuar në analizën e zgjedhjeve të 25 prillit. Drejtuesit do të përgatisin një raport mbi analizën e bërë dhe pritet që edhe kryeministri të japë porositë e tij.

“PS i ka dhënë një rëndësi të veçantë analizës zgjedhore në të cilën janë fokusuar edhe drejtuesit e qarqever. Do të ketë një raport për këtë analizë për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme. Pritet që Edi Rama të japë porositë për sa i përket punës organizative të 12 qarqeve”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: