“Manifest” është fjale solemne, por përdorimi qe i behet qe ne titull nuk duhet pare si abuziv. Qëllimi kryesor eshte t’i terhiqet vëmendja opinionit publik se ligji i ri i lustracionit qe u votua me “ngut” ne mesnate por si kofini pas te vjelave kur komunizmi ka rene para 30 vjetësh, eshte nje ngjarje me pasoja kapitale per demokracine. Ne rastin konkret ky ligj ka braktisur parimet themelore te Keshillit te Europes qe duhet te udheheqin lustracionin, dhe ky ligj i ri votuar nga mazhorana socialiste synon dukshem mos- pjesmarrjen e eksponenteve kryesore te opozites ne zgjedhjet e ardhshme vendore dhe qendrore. Synohet jo vetem Ilir Meta por dhe Sali Berisha ne rastin kur ky i fundit privohet nga drejtimi i Partise Demokratike dhe perdor partine e Ilir Metes per te qene i pranishem ne zgjedhje. Me nje ligj cinik lustracioni synohet keshtu te vriten dy shpendet e medhenj te opozites se unifikuar si kurre me pare.

Per disa, termi “Manifest” ne titull mund te evokoje ate te partise komuniste hartuar nga Karl Marksi qe nuk eshte sigurisht objekti i ketij shkrimi. “J’accuse” i Emil Zola do te ishte me afer me nocionin e nje Manifesti, ndonese nuk duhet kerkuar ndonje ngjashmeri as me minimalja midis Drejfusit te Frances anti-semite te fundit te shekullit te 19 dhe Ilir Metes si viktime e pushtetit revanshist aktual shqiptar ndaj opozites, ashtu si dhe ndaj disa medjave. Debati e tejkalon te vetmin rast te Ilir Metes te cilin ne mos me nje ligj surrealist lustracioni 30 vjet pas renies se komunizmit, ky pushtet do te kish kerkuar ta eliminonte me mjete dhe me “artizanale” si droga ne bagazhe apo skandale me sextape.

Qellimi i ketij shkrimi eshte te tregoje se lustracioni i vertete, ai qe rekomandohej nga Europa demokratike ne vitet ’90 kur ende gelonin ne pejzazhet politiko-administrave te vendeve te Europes lindore personazhe te zymta me te kaluar te erret, pra ai lustracion i ndershem, nuk ka asgje te perbashket me kete meskinitet te rradhes se pushtetit ne Shqiperi.

Lustracionit i ka ikur koha, por jo parimeve-baze qe duhet ta udheheqin

I zgjodha ketij shkrimi titullin Manifest, pasi ne vazhdim, nuk jam une qe do te “flas” por “Parimet baze” te lustracionit qe frymezuan rezoluten 1096 te Asamblese parlamentare te Keshillit te Europes te 27 qershorit 1996. Ato parime u hartuan ne valen e votimeve te ligjeve te lustracionit ne mbare parlamentet e Europes lindore duke perfshire dhe Shqiperine. Ne disa vende, ato ligje shkelnin ashper te drejtat e njeriut ndaj Europa demokratike e kishte per mision te nderhynte dhe te tregonte rruge ne te cilen duhet te angazhoheshin lustracionet.

Duke pare se ne disa vende lustracioni po shnderrohej ne nje lloj gjykatash popullore per synime gjuetish shtrigash, u pa e nevojshme te ritheksohej ne “parimet baze” se lustracioni nuk eshte mjet per te denuar ata qe i kane sherbyer ish regjimeve komuniste. Kete tager e ka, siç e thote me poshte Keshilli i Europes vetem Drejtesia. Kush ka kryer krime duhet sigurisht denuar dhe menjanuar nga poste, por jo nepermjet lustracionit por nga kodi penal. Lustracioni duhet te kishte per qellim dhe ideal te vetem qe te pengoheshin ata persona qe i kishin sherbyer me bindje ish-regjimeve komuniste, te vazhdonin te mbanin ne demokraci postet te larta ose me ndjeshmeri te larte dhe te rrezikonin ta sabotonin nga brenda demokracine qe po “lindte germadhash”. Lustracioni kurrsesi si nje vektor hakmarrjeje (meqenese ke qene minister ne diktature s’mund te jesh minister ne demokraci) por si mjet per t’i evituar ministrit ne demokraci qe kish qene minister ne diktature te vazhdoje nen rrogoz t’i sherbeje kauzes se vjeter dhe te perpiqet te riktheje ish-sistemin totalitar.

Jam personalisht dhe thellesisht i bindur qe ky rrezik ne Shqiperine post-komuniste qendronte me shume me nje personazh si Gramoz Ruçi qe i kish thyer brinjte rinise anti-komuniste ne postin e tij te ish-ministrit te brendshem dhe qe pushteti i Edi Rames e çoi deri ne kryetar Kuvendi, sesa te mendosh se nje risk te tille ne kthimin mbrapa ja kanoska Shqiperise sot nje Ilir Meta, edhe sikur te provohej me A+B fabula se I.M. ka qene nje bashkepunetor i ish-sigurimit te shtetit. Dhe po te kish qene, e perseris, lustracioni sipas konceptit europian nuk duhet te veproje si hakmarrje apo si gjykim krimesh por si eleminim i riskut te rivendosjes se regjimit totalitar komunist. Nuk mbaj mend qe Meta ish-minister i jashtem, ish-kryeminister, ish-president te kete bere tentativa te rikthimit te komunizmit ne Shqiperi. Edi Rama ndoshta po, kur urdheroi qe Kuvendi demokratik i Shqiperise te vihej nen hyqmin e ish-ministrit te Brendshem te diktatures komuniste shqiptare.

Leksioni i dyte qe duhet te nxjerrim nga « Manifesti” ne vijim i Keshillit te Europes sesi duhet konceptuar lustracioni eshte se kurre nje ligj lustracioni nuk duhet te aplikohet per te bllokuar nje person te marre pjese ne zgjedhje. Eliminimin nga zgjedhjet e ben drejtesia dhe jo ligjet pa prova.

Parimet baze te lustracionit sipas etërve te Europes demokratike me 1996

Për të çmontuar trashëgiminë e ish-regjimeve totalitare komuniste, një shtet demokratik duhet te perdore vetem mjetet e shtetit të së drejtës, përndryshe ky shtet i ri nuk do te vlente me shume se ai i meparshmi. Konceptimi dhe zbatimi i ligjeve te lustracionit nuk duhet te dale jashte ketij perkufizimi. Që të rivendoset një shtet ligjor i civilizuar dhe liberal duhet qe strukturat dhe mënyrat e të menduarit të së shkuarës qe synon ligji i lustracionit të shpërbëhen dhe të kapërcehen per te arritur te ndarja e pushteteve, liria e medias, mbrojtja e pronës private dhe zhvillimi i shoqërisë civile.

Për të qenë në përputhje me sundimin e ligjit, ligjet e lustracionit duhet të plotësojnë keto kushte:

-Lustracioni duhet të drejtohet kundër rreziqeve që kërcënojnë të drejtat themelore të njeriut dhe procesin e demokratizimit

-Hakmarrja nuk duhet të jetë asnjëherë objektivi i këtyre ligjeve dhe çdo keqpërdorim i procesit të lustracionit për qëllime politike duhet të parandalohet.

-Lustracioni nuk ka për qëllim ndëshkimin e fajtorëve të supozuar, detyrë e cila i takon prokurorit publik dhe i përket ligjit penal .

-Lustracioni mund të përdoret vetëm për të eliminuar kërcënimin që subjekti i lustracionit mund të paraqesë ndaj demokracise duke përdorur poziten e tij te larte

-Lustracioni nuk mund të përdoret për qëllime sanksionimi, ndëshkimi ose hakmarrjeje; dënimi mund të shqiptohet vetëm për vepra penale të kaluara në përputhje me Kodin Penal

-Lustrimi duhet të kufizohet në pozicione ku ka arsye për të besuar se ka një rrezik të konsiderueshëm për të drejtat e njeriut ose demokracinë të tilla si pozicionet në polici, në shërbimet e sigurisë dhe inteligjencë , në magjistraturë dhe te prokurorët.

-Lustracioni nuk duhet të prekë personat qe zgjidhen. Votuesit kanë të drejtë të votojnë për kandidatin qe ata deshirojne, kufizimet aplikohen vetem mbi kriminelet të dënuar me vendim gjykate. Ne rast se lustracioni pengon te drejten per te marre pjese ne zgjedhje, ky nuk është atëherë lustrim administrativ, por masë penale.

– Per postet e tjera , ndalimi i funksioneve në kuadër të lustracionit nuk duhet të zgjasë më shumë se pesë vjet, sepse nuk duhet nënvlerësuar aftësia e një individi për të modifikuar në drejtim të mirë sjelljen dhe zakonet e tij. Do të ishte e preferueshme që masat e lustracionit të përfundonin jo më vonë se 31 dhjetor 1999, pasi deri në atë datë regjimet e reja demokratike do te kene zevendesuar ish-regjimet totalitare komuniste ne te gjitha vendet e Europes lindore.

-Në asnjë rast një person nuk duhet t’i nënshtrohet lustracionit pa përfituar nga të gjitha garancitë e procesit të rregullt ligjor, duke përfshirë të drejtën për një avokat , të drejtën për të njohur elementët e përdorur ndaj tij dhe për t’i kundërshtuar ato, te drejtën për të pasur akses në të gjitha dokumentet inkriminuese dhe shfajësuese, të paraqesë provat e tij, të dëgjohet publikisht nëse e kërkon këtë dhe të apelojë përpara një gjykate të pavarur.

-Lustracioni vlen vetëm për aktet, funksionet apo përkatësitë pas 1 janarit 1980 dhe para rënies së regjimit komunist totalitar. Lustracioni nuk do të zbatohet për personat që ishin nën moshën 18 vjeç në kohën përkatëse

Keshilli i Europes thekson se në tërësi, këto masa janë në përputhje me një shtet ligjor demokratik vetëm nëse plotësohen domosdoshmerisht këto kritere.

Së pari, fajësia – që është individuale, jo kolektive – duhet të provohet për çdo person. Së dyti, duhet të garantohet e drejta e mbrojtjes, prezumimi i pafajësisë deri në vërtetimin e fajësisë dhe mundësia e ankimimit të rregullt gjyqësor kundër çdo vendimi. Hakmarrja nuk mund të jetë kurrë objektivi i këtyre masave dhe as nuk mund të lejohet keqpërdorimi politik i procesit të lustracionit. Qëllimi i “lustrimit” nuk është të ndëshkojë ata që supozohen fajtorë – kjo është puna e prokurorëve, bazuar në ligjin penal – por të mbrojë demokracinë. Keshilli i Europes rekomandon që autoritetet e vendeve në fjalë të kontrollojnë nëse ligjet, rregulloret dhe procedurat e tyre janë në përputhje me parimet e përfshira në këto parime baze dhe, nëse është e nevojshme, t’i modifikojnë ato. Kjo do të parandalonte mekanizmat e kontrollit të Këshillit të Evropës nga marrja e ankesave për procedura abuzive sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Së fundi, garancia më e mirë e shpërbërjes së ish-regjimeve totalitare komuniste janë reformat e thella politike, ligjore dhe ekonomike të ndërmarra në vende të ndryshme dhe që çojnë në formimin e një fryme dhe të një kulture autentike demokratike.

Konkluzion : Keshilli i Europes parashikonte me 1996 se rreziqet që do të sillte dështimi i procesve të tranzicionit do te ishin të shumëfishta: oligarkia qe triumfon në vend të demokracisë, korrupsioni qe triumfon në vend të shtetit ligjor, krimi i organizuar qe mposht të drejtat e njeriut. Cili vend ne Europe lindore i ngjan me shume sot ketij skenari te trishte…?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: