Një lidhje “kurore” duket se do të përbëjë një nga rastet e rralla kur dashuria transformon politikën e një rajoni të tërë, siç është ai plot konflikte dhe tensione në Lindjen e Mesme.

Dhe pikërisht ndjenja e fortë që ka çuar drejt fejesës Huseinin, djali e madh të mbretit Abdallah dhe mbretëreshës Rania të Jordanisë, me vajzën e pasur Rajwa nga Arabia Saudite ka marrë bekimin e Princit të Kurorës dhe trashëgimtarit kryesor të fronit në Riad, Mohammed Bin Salman.

Husein e përshtati unazën e diamantit dhe safirit në gishtin e saj të unazës, duke e mbajtur butësisht dorën e saj. Rajwa e rrezatuar nga lumturia, ndoqi me frymë të mbytur gjestin e bashkëshrotit të ardhshëm, ndoshta për ta zmadhuar sa më shumë atë moment magjik.

Kështu princi Husein i Jordanisë, djali i madh i mbretit Abdallah dhe mbretëreshës Rania – në kohën e tyre çifti më magjepsës në Lindjen e Mesme – është fejuar zyrtarisht me Rajwa Khaled bin Musaed bin Saif bin Abdulaziz Al Saif.

Ai është 28 vjeç dhe do të jetë sundimtari i ardhshëm i mbretërisë Hashemite. Ajo, në të njëjtën moshë, vajza e një biznesmeni të pasur saudit, e cila u rrit midis qytetit të saj të lindjes Riad dhe Nju Jorkut, ku studioi arkitekturë në Universitetin e Sirakuzës, do të jetë në krah të tij si mbretëreshë e re.

Afp 32gp6ze Kk4b U336019545273372ac 656x492@corriere Web Sezioni
Afp 32gp6ze Kk4b U336019545273372ac 656×492@corriere Web Sezioni

“Nuk e mendoja se ishte e mundur të kisha kaq shumë gëzim në zemrën time! Urime Princit tim Husein dhe nuses së tij të bukur të ardhshme, Rajwa”, ka shkruar vjehrra, Rania, në profilin e saj në Instagram.

“Mezi pres të mirëpres në familje vajzën time të re”, shtoi ajo.

Urime edhe nga Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, i cili telefonoi mbretin Abdallah në telefon për t’i uruar çiftit “lumturi dhe gjithë të mirat”.

Bashkëshortët e ardhshëm më pas pozuan për fotot e zakonshme dhe, kuriozisht, imazhi zyrtar i fejesës (gjithçka ndodhi në pallatin e babait të saj, në Riadin e zjarrtë) doli të ishte pasqyrë e asaj të Princit William të Anglisë dhe Kate me kostum të errët për dhëndrin, e fustan blu byrynxhyk për nusen.

Por, përtej lidhjes së dashurisë çfarë simbolizon kjo martesë?

Një gjë është e sigurt, që kjo lidhje nuk flet vetëm për dashurinë e dy të rinjve nga familje të shkëlqyera.

Një martesë midis trashëgimtarit të fronit të Jordanisë dhe një vajze të Arabisë Saudite simbolizon lidhjet e reja politike që do të formësojnë të ardhmen e një rajoni që është strategjik për të gjithë botën, por i përshkuar nga tensione dhe armiqësi të pafundme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Huseini, nipi me të njëjtin emër i mbretit që nënshkroi paqen me Izraelin (një gjigant i politikës) i përket dinastisë Hashemite që krenohet me një lidhje prejardhjeje me Profetin Muhamed dhe, para se të dëbohej nga sauditët, kishte “kujdestari nga vendet më të larta të shenjta të Islamit në Mekë dhe Medinë.

Siç mund ta shohim, ndjenja që lulëzoi midis këtyre dy të rinjve (simbole të një Lindje të Mesme që ndryshon me ritme të shpejta) do të jetë frytdhënëse jo vetëm në aleancat dhe klanet familjare (në çdo rast ende bërthama themeluese e kombeve të ndryshme), por edhe në projektet që do të kenë në qendër modernizimin efektiv të realitetit arab.

Dhe jo vetëm kaq! Nëse Marrëveshjet Abrahamike hapën skenarë që disa vite më parë dukeshin të pamundura për t’u konceptuar, afrimi i dy shtyllave të stabilitetit në rajon mund të lehtësojë vetëm rritjen e tij.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb