Po vjen Presidenti !
Kjo pranverë hyri e po del me ëndrra shumë. Më e spikatura prej tyre është ajo për tu bërë President! Ai që e kandisi më shumë se kushdo këtë mekanizem kombetar qe Kryeministri. E nisi me fanfarë e zyrna të madhe, duke u “keshilluar” me popullin.
Një komision ngriti për këtë punë të përbërë nga Elisa Spiropali, Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla. U munduan ata të gjoret ! Bukë , qepë e gjizë moren me vete dhe i ranë Shqiperisë kryq e terthor duke takuar punëtorë, fshatarë, bujq , blegtorë, veteranë , burra, gra të rinj e të reja!

Secilit prej tyre i lanë një kartëvizite dhe numer telefoni ku ata të llafoseshin kë, qysh e si e donin Presidentin?!
Mori dhenë kjo punë, bir o bir. Një ditë komisioni me kuaj me mushq si dhe tre gomerë që mberritem nga Salaria pak më vonë,ngarkuar me emra ja behu tek derë e Kryeministrisë. Doli në dritare vetë ai kureshtar nga zërat e trazovaçeve lidhur nën pisha. Kur ç’të shihtë pellit njëri e pellit tjetri- u bë zeher. Mallkoi me vete ju hëngert mortja ju e ata që ju sollen ketu.

E paskan marrë seriozisht mendoi me vete-nuk me paskan njohur, po ketyre do jua lija unë ta zgjidhnin, medet, medet.
Që të mos fyheshin u tha ti çonin dhjetë identikitet e para siper ! Damo , Tao dhe Elisa i vunë në tabaka e sa hap e mbyll sytë u ngjiten.
Ai menjeherë filloi “ky e ka hunden e madhe, ketij i mban goja erë, ky tjetri ska dhëmbe , ajo është e shendoshë, atij i mbahet goja, ky është katundar, ky është teveqel, tjetri kopuk” dhe letrat hodhi në mes të salles.

Një ditë votoi edhe grupi parlamentar ! Nuk u ndie mirë që ata nuk ja lexuan shijet e midesë, permes votimit. Shakaja kishte dalë nga shishja. Shkrofetinte -“ja ç’të bëjnë po tu lësh gjë në dore zuzarve”!

Kur deti u bë kos doli e gjemoi nga foltorja e Kuvendit ! Sikter u tha bëra gallatë, asnjë nga grupi ynë parlamentar nuk do jetë vartesi im i ri.Ju e dini qyfyret i kam zanat nënteksti.
Varen ndoca turinjet po ndejen sus.
Në fund nga treshja e komisionit doli vetem një produk! Gjiknuri filloi të fliste si Taulanti duke e lidhur çdo fjali tek nocioni “natyrshem”! Tao ishte bërë mesues gjuhe per Damon.

Kryeministri pasi u hargalis me të vetet tha jam që jam, nge kam të argetohem pak edhe me opoziten. E duam Opoziten në proces , jemi të gatshem të shqyrtojmë kantidaturat e saj leshoi kumtin. Kendej u bë deti kos. Mirazhe me President shfaqesh aty ketu.

Çdo deputet fap nga xhepi qiti dy president bojallinj e të sertë ,një nga Tirana një tjeter nga zona për të qënë brënda! Nja 16 kantidatë per kantidatë që nuk u doli emri me moren mua vetë ku me kerkonin mbeshtetje dhe me shpjegonin sa mirë do të behej per vatanë nese ata do të zgjidheshin. Ndonjë edhe me qortoi pse nuk shfaqa entuziazem dhe nuk ju drejtova aty per aty me “zoti President”!

Filluan me kriteret ! Nga të gjitha gerxhet e atdheut vinin kritere. E duam hollak, të gjatë e deli me syrin rrush të zi ! Një mesoburrë që rrezon mur e nderton urë! Ushtarak diplomat , antikomunist sovranist , sportist” ! Dikujt i kujtohej një kusheri, tjetrit një komshi , ca pertej eprori, prokurori!
Një liste e madhe u bë dhe mbeti në ajer. Ndersa Kryeministri perseriste ! Na i sillni , dukuni, ti shohim po nuk na pelqyen i bëjmë hasha pa teklif dhe në raundin e katert qesim një zylyf.
Opozita me mirë vonë se kurrë doli nga komedia dhe u kthye në spektator. Mund të bëhej një provë ku e gjithe opozita të bashkohej rreth një emri edhe pse mund të mos merrej parasysh. Kjo lypte vullnet, perpjekje lodhje , ndaj u la se tani edhe vapa ka mberritur e kesisoj shpirti lyp paqë e trupi don gjumë.

Tani po presim Presidentin që duam pas policisë që duam, pas arsimit që duam, pas çdo gjëje qe duam e na u dha në keto vite të “Rilindjes” ! Presidenti po vjen ai do të ketë fytyren e ketij 9 vjeçari! Më i miri dhe më i bukuri i krejtve.
Gjasat janë të ngjajë me fluturat në muret e zyres Kryeministrore i bërë taze nga e njëjta dorë artisti. Ne na duhet një President që të kuptojë, pranojë dhe promovojë gjenialitetin e Kryeministrit ose një deshmitare e ketoj realiteti! Pse jo ndonjë që ka qëne në Paris kur qyteti zalisej e joshej pa fund nga çapkënlliqet e djaloshit që më vonë mori në dorë fatet e Shqiperisë!
Agron Gjekmarkaj

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb