Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj përmes një analize satirike ka komentuar situatën e asaj çka ndodhi në Kuvend këtë të hënë.

Teksa u vu re mungesa e Ramës dhe në seancën e djeshme, Gjekmarkaj, përmes ironisë solli pasazhe imagjinare të asaj se çka kanë menduar dhe bërë ministrat e kabinetit qeveritar.

Nga: Agron Gjekmarkaj
Sekretet e pasdites që nuk ti thashë dot Babo dhe një rixha!
Babo dje u nguta dhe e shkrova kroniken në mesditë. Gaboj edhe unë, nxitohem nga qejfi i rrëfimit. Mu duk se boll ngjarje ishin konsumuar me mungesën tënde e mjaftueshëm pa ty si protagonist, edhe tepër.

Historia pa ty nuk duhet të rëndë si i marri. Në këtë vapë ka nevojë të pushojë nën hije dhe ta kuptojë që i mungon “perpetum mobile”. Po këta të tutë more Babo gëzohen kur nuk je ti teksa unë mendoja se mërziten nga kureshtitë, nga pyetjet, çka Babo, pse nuk erdhi, a ka fjetur mirë, a e kanë bezdisur rrezet e vesa në këtë sabah, a i kruhet mjekrra, a i dhëmbin kyçet?
Por jo more hiç! Ndihen si kecat në lendinë pa çoban e zot ! Lodrojnë qerratenjet, hedhin vickla, yshkla, llafosen gjatë, e rimarrin fjalën, replikojnë! Ju pëlqen vetja, ndihen sikur jetojnë historinë. Ore do ti që duket gomari pasha aty. Kali i Kaligules ngjan me një profan i pa zotnillek. I shkreti Ulsi boll i shikonte me domethënie për t’ju vënë në dukje teprinë duke thirrur saber- saber he ju plaçin sytë, por ato nuk ndalnin. Lere, Bela iku shpejt dhe ai ra perseri në zvetnim. Edhe Nikua hundë e buze qe po ai noterizonte nopranllekun e Tezes që boten sheh nga lart. Hallë Ikonomi sa nuk i bëri haram. Më i mençuri ishte Çuçi ndenji pak e si me lezet u pervodh e u bë erë. Edhe Manastirliu ka ca kohë që si pa gjumë të mirë shfaqet. Se mos e ke qortuar Babo se të vret Zoti. Një fjalë e jotja e bën gjumin def e qetësinë stuhi e kthen.

Mundohej Elisa ta mblidhte grigjen, vërtit dorën, vërtit llafin po hiç flisnin ata me yxhym e zyrna. Tigrushi ndonëse e kishin munduar fantazmat natën që e therrisnin Tigruuuuuuush Tigruuuuuush o zollumqar mos i sill zavalle Babos me proçkat e inceneratorve se të bën gjëmen, ishte veshur me ëndje qafiri, mbajti edhe një fjalim kinse të fortë, beri dy selfie, rrasi një orbit nën dhëmbë, vuri syzet me skelet të trashë si intelektual dhe ndenji rëndë po rëndë ama si njeri me ndërgjegje qelibar pa gëzim të dukshëm e pa mërzi të konturuar. Më vonë u pa në shoqërinë e Taos e të dy bashkë si vellezer të dlirë ngjanin që mos i prektë syri i keq. Damua nuk u gjind aty për një treshe-foto.

Folen ministrat Babo si profetët në tempull, si misionarë, si evleter perëndie. Nja tre fjalime ishin nga ato që të ndryshojnë jeten, qe të kompleksojnë kulturën e sjelljen. U pendova si dreqi që nuk kerkova të na i rilexonin edhe një herë, më ngadalë, më me pathos, më embel që të kendelleshim në kënaqesi të goditur nga e bukura, nga e mira, nga e duhura, nga paternalizmi i eperm. Të gezohej salla.
Bora e lexoi rrjellshem kësaj here vetëm një kumbull i ra nga goja. “Mendoni sikur jeni fëmijë dhe doni një park teknologjik pyeti?”! Ja e menduam u gjegjem me naivitet- e patë tha si Babo e ndertoi çëk fëk ?! Pooo e pamë – ne.

Edona na bëri analizë mendore neve të opozitës, po kaq test inteligjence, vizionesh po e po. Nuk dinim ç’të bënim të qanim a të qeshnim per demiurget që na ke sjellë. Ah po edhe nja dy deputetë, emri i të cileve nuk me vjen po kaq mirë ciceruan. Për Krifcen e Braçen u llafosem, thirri Babo puqi bëji të perqafohen para teje e të pajtohen se lanë nam. Ashtu duket ai Braçja parimor i madh po është dinësez hedh gurin mbi ballin e Frides dhe fsheh doren në xhepin e Mimit. Delina qesh e qesh, qesh e qesh thuaj të na tregoje dhe ne të gëzohemi se njerëz jemi jo dreqër.

Elisa e sapo ardhur nga Hadi flet per të vdekur, për katranë me bojë Tao i zbritur nga parajsa si shënjtor apo Borromin pikturon djallin mes nesh, llahtarisi dynjanë i uruari. Nekropolitika dhe teologjia politike po marrin formë. Doktori e perzieu sallen prapë ! I iku goja në vend që të thoshte “Skenderbuçi i Spiropalit” tha një llaf më të lig po kerkoi ndjesë, u terhoq dhe Elisa nuk deshmoi tahmah, po të fal Tao me Klotilden? Durojnë ata rënie stili? Kurrë! U ndezen burra e gra kerkonin kurban, kurban, kurban, jahu jahu jahu, bertisnin. Në pjatë donin koken e Doktorit po Zonjes Linditë nuk i bëri dora t’ja presë, thjeshtë e qortoi rëndë dhe ai u skuq. Ajo mirë bëri se dorën e shtrirë se pret shpata po edhe ti këta të tutë bëji terbiet të mos marrin kot si flakë kashte.

Babo çudi e madhe, Margeriti po e shikonte Doktorin gjithë kaltersi kur ai ju kthye pse me sheh? Se kuptuam dot dot per atë ankesë nazike. Margeriti e pa perseri. Na habiti Elvi sikur kishte udhetuar me Lizen në boten e çudirave duke nominuar riceneronte, gogolë, kukuvajka, dragonj me tuta mendafshi, lakuriq nate me parzmore, aq sa u tremb Mondi dhe me të drejtë i tha të të vijë rënde mbaji per vete, kë tremb ti me gogolë e shpirtra të keqinj, veji ne muzeu i Surrelit. Po keshtu u ngrita Ina me syrin pishë e ushetiu foltorja “Butrinti Butrinti buçet thirrja per liri a do mbetet Butrinti ynë a do bëhemi shkrumb e hi”! Fatja më mbajti perseri maraz por me kurajo nuk reshti se udhezuari qysh do bënet Shqiperia zonjë e rëndë. Gaz Bardhi ka kohë që po u iken premtimeve për të na freskuar pasditeve me Red Bull. Por dje ja bëra rezil mjekrren. Dje është marre me oligarkun Çet pa ju dridhur qerpiku e mirë bëri po kushedi sa është gezuar politikani Lul që e ka zët. Me gjithë se koleget vinin një e nga një askush nuk e zevendesoi Joriden aqësa Saliani si shpirtkazem që është me tha, ” kështu të pafsha gjithmonë kuk e qyq, meqënese nuk ta mbushim synë, nderkohe aty pari kaloi albana dhe befas melankolia u shua. Majko ndënji me stoicizem gjithë ditën e psheretiu “eh sa të rrojmë do mesojmë” ndërsa Shalsin e pa mjekër nuk e njihte celulari i tij. Jam Shalsi i thoshte ky, je Blendi Klosi i përgjigje ay. Pse duken të gjithë njësoj Babo para teknologjisë?
Zëvendës Lideri i Partisë Muli më ka ftuar për drekë të martën uroj, shumë të vijë me mend në kokë e me dorë në kuletë, ku vera e mirë të derdhet si gjak në altarin e bashkimit të Partisë. Po eja Babo eja se mirë ne që nuk të meritojmë po këta të tutë po të bëjnë gjëmën se shpia pa zot merr zjarr kot. Po qesh mileti dhe ti e ke zët talljen kur më lehtë pranon tragjedinë e ndëshkimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: