9 Nëntori shënon çdo vit përvjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Rënia e Murit ishte një nga ngjarjet vendimtare të atij viti, që shënoi fillimin e fundit të Luftës së Ftohtë, simboli më i madh i së cilës, ishte bërë barriera e ngritur nga autoritetet komuniste të Gjermanisë Lindore.

Rënia e tij, i hapi rrugën shpërbërjes së sistemit të ndërtuar nga Bashkimi Sovjetik i Stalinit në Evropën Lindore pas Luftës së Dytë Botërore. Ai përshpejtoi një proces që tashmë kishte nisur, dhe që kulmoi midis viteve 1990–1991 me ribashkimin e Gjermanisë, tranzicionin e Evropës Lindore në një sistem të demokracisë pluraliste dhe një ekonomie të tregut(shoqëruar shumë shpesh nga pabarazi serioze).

Dhe së fundi me shembjen e vetë Bashkimit Sovjetik. Fundi i një sistemi të vjetër, si ai i komunizmit të udhëhequr nga sovjetikët, preku të gjitha vendet e Evropës Lindore, sipas një efekti domino. Stanjacioni ekonomik, ndikimi i vazhdueshëm i borxheve të marra nëbankat perëndimore, rifillimi i lëvizjeve të ndrydhura prej kohësh dhe të nxitura nga ideale të ndryshme nga ai komunist (Solidarnosc në Poloni), kolapsi i aparateve të sigurisë mbi të cilat bazoheshin burokracitë komuniste (si në Rumani) apo një kombinim i këtyre faktorëve e dërrmoi Evropën Sovjetike në vitin vendimtar 1989.

Ajo mori zyrtarisht fund 2 vjet më vonë, kur u shpërbë aleanca ushtarake dhe strategjike e Traktatit të Varshavës. Por e tronditur në themelet e saj vitin e rrëzimit të Murit, Evropa pa zhdukjen e vijës ndarëse më të famshme. Dhe kur për shkak të një hakmarrje historike, nisi procesi i margjinalizimit të Kontinentit të Vjetër.

Fragmentimi i Evropës Sovjetike filloi në Poloni,vendi më i rëndësishëm, së bashku me Gjermaninë Lindore, i arkitekturës së Moskës në Evropën Lindore. Gjatë viteve 1988–1989, vendi përjetoi një valë grevash të punëtorëve kundër regjimit të udhëhequr nga gjenerali Vojçek Jaruzelski, që u ngjit në pushtet në fillim të asaj dekade për të parandaluar një pushtim sovjetik pas shpërthimit të protestave të sindikatës katolike Solidarnosc.

Udhëheqësi i saj Leh Valesa, pati mbështetjen e papës së parë polak në histori, Papa Gjon Palit II. Protestat çuan në shpalljen e zgjedhjeve të para reale të Polonisë së pasluftës në qershorin e vitit 1989. Strategjia e Valesës, pati sukses disa muaj përpara se të ndodhte rënia e Murit të Berlinit.

Në një sistem që bazohej ende në terrorin e regjimit, dhe me ndalimin e garimit në shumëzona, Solidarnosc arriti të marrë 35 për qind të votave, duke sinjalizuar se kishte nisur tëfrynte era e ndryshimeve. Jaruzelski e pranoi rezultatin, duke mandatuar Solidarnosc për të udhëhequr një koalicion qeverisës jo–komunist të udhëhequr nga sindikalisti TadeushMazoviecki.

Zgjedhja e Valesës president një vit më vonë, do ta kompletonte tranzicionin. Kjo frymë u përhap me shpejtësi në Hungarinë fqinje. E ardhmja e Hungarisë nisi të ndryshojë me një akt simbolik të fortë:faljen pas vdekjes të Imre Nagit dhe heronjve të tjerë të revoltës anti-sovjetike të vitit 1956.

Në qershorin e vitit 1989 në Budapest, në sheshin qendror të Heronjve, Nagi u përkujtua solemnisht në një ngjarje, që çoi ndër të tjera në fillimet e karrierës si një politikani të ri liberal, që sapo ishte kthyer në vend pas përfundimit të studimeve në SHBA të financuara nga Xhorxh Soros:Viktor Orban.

Pak ditë më parë, qeveria e Miklosh Nemet kishte kryer një sërë lëshimesh të rëndësishme:ndalimin e monopartitizimit, zgjedhje të lira me pjesëmarrjen e të gjitha partive, dhe heqjen e kufirit me tela elektrikë me Austrinë, prej gati 250 kilometrash.

Lëvizja e qeverisë hungareze, ndikoi direkt zhvillimet në Gjermaninë Lindore, të udhëhequr nga sekretari i fundit i Partisë së Bashkuar Socialiste, Erik Honeker. Në verën e vitit 1989, dhjetëra mijëra gjermano-lindorë filluan të udhëtonin në Hungari, dhe prej andej nëPerëndim.

Rritja e valës së demonstratave, bëri që regjimi të merrte në konsideratë nxjerrjen e ushtrisënë rrugë për të shtypur protestat. Por dekretet për mbylljen e kufijve, dhe kërcënimet për një represion të ngjashëm me atë të autoriteteve kineze në sheshin Tiananmen ishin të kota.

Kur Mikail Gorbaçcov vizitoi vendin në tetor 1989 për të festuar 40-vjetorin e themelimit tëRDGJ, ai deklaroi në Berlinin Lindor se Moska nuk kishte forcën politike për të mbështetur ruajtjen e statuskuosë në “perandorinë” e saj, dhe kërkoi hapur reforma. Fjalët e tij ishin ndoshta ngjarja më domethënëse e vitit 1989.

Në këtë mënyrë ai shkatërroi brenda pak ditësh arkitekturën politiko-ushtarake që kishte mbajtur vendet e Traktatit të Varshavës në orbitën sovjetike. Fati politik i Honekerit uvulos:më 18 tetor 1989, u shkarkua nga Byroja Politike, dhe u zëvendësua nga zëvendësi i tij Egon Krenc, RDGJ i rihapi kufijtë e saj, dhe kur më 9 nëntor zëdhënësit i qeverisë njoftoi lejimin e kalimit të lirë midis Berlinit Lindor dhe Perëndimor, mijëra qytetarë të kryeqytetit të ndarë u grumbulluan në Murin e ngritur që në vitin 1961, duke filluar që ta shkatërrojnë atë me mjete rrethanore.

Pjesa tjetër është histori. Praga dhe Sofja u ndikuan fuqishëm nga ajo që ndodhi në Gjermaninë Lindore. Forumi Qytetar i shkrimtarit dhe disidentit çek Vasllav Havel shtoi presionin për lirimin e të burgosurve politikë, dhe për t’i dhënë fund represionit dhe censurës.

Më 17 nëntor 1989 një demonstratë në kryeqytet në kudër të Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, u shndërrua në një revoltë të vërtetë kundër regjimit. Ato u shtrinë në gjithëvendin, me pjesëmarrjen e mbi 800.000 njerëzve, që një fund realizuan atë që u quajt “Revolucioni i Kadifenjtë”.

Në Bullgari Zhivkov u shkarkua bredna 24 orëve. Shpejtësia e veprimit të Partisë Komuniste Bullgare, e lejoi atë t’i mbijetonte fundit të Luftës së Ftohtë. Pasi ndërroi lëkurën refuzoi marksizëm-leninizmin, ajo mori emrin e Partisë Socialiste Bullgare, dhe i fitoi zgjedhjet pluraliste të vitit 1990.

Një anomali në kontekstin e vitit 1989, ishte rasti i tranzicionit rumun. Vendi më autonom nga Moska, i sunduar nga Nikolae Çaushesku, e pagoi rëndë koston e aventurizmit të tij diplomatik dhe gjeopolitik, dhe qasjen e tij tepër të pakujdesshme ndaj bllokut perëndimor me kurthin e borxhit.

Rumania u detyrua të merrte masa shtrënguese shumë të ashpra për të shlyer borxhet e marra ndaj institucioneve ndërkombëtare. Racionimi i ushqimit, gazit dhe i nevojave të tjera bazë sollën protesta të herëpashershme që nga viti 1981. Rumania e Çausheskut, ishte një shtet policor i mbikëqyrur rreptësisht nga Securitate.

Ndërsa u bë vendi më i varfër në bllokun sovjetik, diktatori dhe gruaja e tij Elena bënin njëjetë luksoze. Çaushesku nuk e kuptoi nevojën për kompromise apo ndryshim kursi. Kur nisën të shtohen protestat në rrugë, diktatura reagoi me brutalitet. Qindra të vdekur pati në protestat që u përhapën nga Transilvania në kryeqytetin Bukuresht duke filluar nga 17 dhjetori 1989.

Por shumë shpejt ushtria dhe policia filloi të rebelohet duke u bashkuar me popullin. Më 21 dhjetor, Çaushesku u poshtërua në podium nga një turmë prej 100.000 njerëzish. Përpjekja e Nikolae dhe Elena Çausheskut për t’su arratisur me helikopter dështoi.

Midis 24 dhe 25 dhjetorit 1989, ushtria drejtoi një gjyq të shpejtë kundër diktatorit dhe gruas së tij, e cila përfundoi me ekzekutimin e tyre. 1989-a ishte një vit, në fund të të cilit Evropa e pa veten më pak të ndarë, por njëkohësisht me një rol më pak qendror në skenën globale. Pasi të përfundonte bipolariteti, do të vazhdonin të shfaqeshin ndarjet e vjetra brenda kontinentit. Historia evropiane nuk përfundoi, rënia e Murit vetëm sa e riktheu atë./ (Nga Andrea Muratore – Marrë me shkurtime nga “Il Giornale” – Bota.al)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb