Mjeku Pëllumb Pipero në një lidhje live për ”News24” ka sqaruar se do donte të ishte pozitiv me IgG pasi tregon fillimin e imuntetit.

Pipero thotë se mjekët kanë filluar këto analiza serologjike prej fillimit të javës dhe ai është ende negativ por do donte ta kishte kaluar dhe në analizat me IgG të rezultonte pozitiv pra që ta kishte kaluar dhe të kishte fituar imunitetin.

 

”Ne i kemi bërë në fillim të javës analizat serologjike dhe jam ende negativ por do doja të isha pozitiv, pra që ta kisha kaluar virusin. Po, do doja të isha pozitiv me IgG që tregon fillimin e fitimit të imunitetit pas reniës në kontakt me virusin, pra të atij qe quhet imunitet natyral, dhe në asnë mënyre i sëmurë, edhe pse njerez jemi dhe mund te sëmuremi. Ka një dallim esencial midis analizës përmes tamponit që është diagnostikuese dhe serologjisë që deshmon renië në kontakt, pra ekspozim, dhe fitim gradual të imunitetit!”- sqaroi Pipero.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb