Ishte një ndeshje për “jetë a vdekje” për Danimarkën në shtëpi ndaj Rusisë, kjo edhe për Christian Eriksen që e ka ndjekur nga shtëpia e tij pranë familjes.

Kështu ndodhi në Kopenhagen, aty ku Danimarka, edhe pse me dy humbje në dy ndeshjet e para, arriti të fitonte duelin më të rëndësishëm ndaj Rusisë, 4-1, dhe duke marrë 3 pikët, në sajë edhe të humbjes së Finlandës ndaj Belgjikës, u kualifikua në vend të dytë në grup.

Duke u kthyer mbrapa në kohë, ka një analogji historike me Europianin 1992, kur sërish me vetëm një fitore, Danimarka u rendit e dyta pas Suedisë dhe më pas fitoi edhe kompeticionin.

Fitorja e thellë 4-1 ndaj Rusisë me golat e Damsgaard, Poulsen, Christensen dhe Maehle ishin qershia mbi tortë për të harruar atë tmerr që përjetuan në Danimarkë-Finlandë, kur Eriksen pësoi arrest kardiak dhe pa vdekjen me sy.

E gjithë Danimarka festoi! Por, pa ndihmën e Lukakut me shokë nuk do të ishte e mundur, ndoshta kështu ishte shkruar kështu. Tani Danirmakën e pret Uellsi, ëndërra vazhdon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb