Fryrja e stomakut zakonisht ndodh pasi keni ngrënë ushqim të cilin sistemi tretës ka problem ta tresë. Pra, disa ushqime janë më problematike për sistemin e tretjes, ndërkaq konsumimi i tepërt mund të shkaktojë edhe dëme tjera.

Shumica e njerëzve mund ta kenë përjetuar fenomenin e barkut të fryrë gjatë festave të fundvitit, shumica prej të cilëve tani duan ta formësojnë trupin.

Ekspertët e nutricionit thonë se janë katër ushqime dhe pije që ndihmojnë në ndalimin e fryrjes së barkut dhe gazrave.
Ananasi
Ananasi përmban një enzimë të quajtur bromelain, e cila ndihmon në sistemin e tretjes. Kjo enzimë ndihmon në tretjen e proteinës në stomak.

Mjalti
Mjalti është mënyrë më e mirë për t’i zbutur dëmet e sistemit të tretjes, dhe e bën duke e neutralizuar acidin.

Uthulla e mollës
Uthulla e mollës mund të ndihmojë në aktivizimin e enzimave të stomakut që kërkohen për tretje normale. Nivele te ulëta të këtyre enzimave mund të shkaktojnë probleme të tretjes, refluks gastrik dhe gazra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb