Presidenti Ilir Meta i është bashkuar lutjeve të besimtarëve për shërim të plotë e të shpejtë të Kryepeshkopit Anastas Janullatos dhe Aqipeshkvit Imzot George Frendo, të dy të infektuar nga COVID-19.

Meta thotë se kombi shqiptar krenohet me harmoninë e shkëlqyer ndërfetare, teksa nuk harron as lutjen e kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiut për Janullatosin dhe Frendon duke theksuar se janë lutje frymëzuese dhe se Shqipëria është rast unikal në mbarë njerëzimin.

 

STATUSI NGA ILIR META

Ju bashkohem lutjeve të besimtarëve dhe urimit të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, për shërim të plotë dhe të shpejtë të Fortlumturisë së Tij Anastas Janullatos dhe Imzot George Frendos, të prekur nga COVID-19.
Frymëzuese lutjet e Kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bedri Spahiu për shëndetin e klerikëve të nderuar të besimit ortodoks dhe katolik.
Kombi shqiptar krenohet me harmoninë e shkëlqyer ndërfetare, shembull unikal për mbarë njerëzimin!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb