ITALI – Karlo Ançeloti thërrmon rekordin e radhës. Trajneri italian është i pari në histori që ka luajtur në Ligën e Kampioneve me shtatë skuadra të ndryshme: Parma, Juventus, Milan, Real Madrid, Çelsi, Paris Sën Zhërmen dhe dje Bajernin e Mynihut. Kupa me veshët e mëdhenj duket se është bota e tij e vërtetë, duke qenë se me dy prej tyre ka mundur ta fitojë: me Milanin në vitin 2003 dhe 2007 dhe me Real Madridin në vitin 2014.

Ajo kundër Rostovit ishte ndeshje e rëndësishme për trajnerin nga Rexholo. Përtej rezultatit, i qartë dhe që nuk u vu kurrë në diskutim, ishte edhe kënaqësia e të drejtuarit skuadrën e shtatë në një veprimtari si Champions League. Kanë kaluar gati njëzet vjet nga hera e parë. Ishte sezoni 1997/99 kur luajti në skenën e madhe europiane me Parmën. E mbylli grupin me 9 pikë duke mundut Gallatasarajin e Borusian e Dortmundit, por nuk i mjaftuan për të shkuar në çerekfinale.

Pastaj eksperienca me Juven dhe një gjysmëfinale e humbur me Mançester Junajtidin, që më pas do të fitonte kupën në vitin 1999. Më pas vitet me Milanin, që e çoi në shkallën më të lartë të podiumit në vitin 2003 dhe 2007. Vjen stoli i Çelsit, dy vite dhe dy eliminime në 1/8-at e finaleve.

Në vitin e parë nuk arriti të ndalte Interin e tripletës që kishte në stol Murinjon. Me Paris Sën Zhërmenin iu desh t’i dorëzohej Barcelonës së Leo Mesit, ndërsa me Real Madridin u kthye te suksesi në vitin 2014. Bajernin e tij sot shumëkush e cilëson favorit, ndërsa duket se po bëhet gati një tjetër rekord për trajnerin nga Rexholo, gjithnjë në fiton Championsin e katërt.
(J.Selimi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: