Aurelio De Laurentis largon zërat për një ndryshim të mundshëm në stolin e Napolit. “Nuk më është lëkundur besimi te Karlo Ançeloti, është tërësisht i pakushtëzuar qoftë ndaj trajnerit, qoftë ndaj njeriut. Nuk kam vendosur asgjë sepse do të ishte gabim. Alegri apo Gatuzo? Nuk kam marrë asnjë në telefon, as me Spaletin. Me Alegrin kam raport të mirë dhe flas herë pas here”, ka sqaruar pronari i Napolit për “Radio Kiss Kiss”.

“Me Ançelotin mund të kem ndonjë problem sa i takon metodologjisë së punës, por Karlo ka fituar kudo. Kemi një sezon për të mbaruar dhe skuadra duhet të kthehet të punojë me qetësi. Alegri? Në vitin 2013 e mora në telefon për ta bërë trajnerin tonë, por ishte nën kontratë me Milanin. Më vonë mund të vinte, por i kisha dhënë fjalën Benitezit dhe fjala ime vlen më shumë sesa një kontratë,” përfundon ADL.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb