Real Madrid do kërkojë të fitojë Superkupën e Europës. Los Blancos do të sfidojnë Frankfurtin të mërkurën në darkë, në Finlandë. Në prag të kësaj sfide ka folur trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti.

“Ne do të japim gjithçka në çdo ndeshje, por për ne të fitojmë të gjashtin titull do të jetë e vështirë, vërtet e vështirë.Por, kam besim se kemi një skuadër më të mirë se sezonin e kaluar.

Ne nënshkruam me dy lojtarë [Antonio Rudiger dhe Aurelien Tchouameni] të cilët përmirësojnë skuadrën fizikisht dhe teknikisht.Lidhja mes lojtarëve me eksperiencë dhe të rinjve duhet të jetë edhe më e fortë se vitin e kaluar.

Benzema? Nëse humbisni sulmuesin më të mirë në botë, atëherë kjo është e vështirë sepse asnjë lojtar nuk mund ta zëvendësojë atë.Nëse ai nuk ia del, ne do të përshtatemi. Por, ne kemi shumë sulmues, një listë të gjatë” – Tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: