I shkarkuar, i vjetër në moshë por ende në modë, për më tepër në Premier League. C.Ancelotti as që ka ndërmend të qëndroj pushim, mbetet vetëm të zgjidh kontratën me De Laurentiis për të nisur aventurën e re me Everton. Në këtë pikë nuk ka asnjë dyshim, madje “Corriere dello Sport”, ka zbuluar dhe detajet nga kontrata e re që tekniku italian pritet të firmos në ditët në vijim.

Ancelotti
Ancelotti

Bëhet fjalë për një kontratë për 4 vite e gjysmë, e cila do të skadojë më 2024 nga ku Ancelotti, përfshi dhe stafin e tij, do të përfitoj në total afro 27 milion euro. Kjo kontratë e ofruar nga Everton ka qenë dhe arsyeja pse Ancelotti nuk ka hezituar dhe ka pranuar të marrë drejtimin e një ekipi që është në krizë.

Ancelotti
Ancelotti

Nuk është thjeshtë një kontratë e radhës por duke pasur parasysh kohëzgjatjen bëhet fjalë për një projekt afat gjatë. Paga gjithashtu është një tjetër detaj që ka bindur “profesorin”, do të përfitoj më shumë se sa merrte tek Napoli. Pas një eksperience në Londër me Chelsea ku fitoj dhe titullin kampion, Ancelotti rikthehet në Premier League pas afro 8 vitesh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb