Karim Benzema do të jetë mungesa e madhe në sfidën e së martës në Champions kundër Inter, një ndeshje e rëndësishme pasi në valle është vendi i parë në grup. Sulmuesi francez doli i dëmtuar gjatë sfidës me Real Sociedad për një problem muskulor në kofshën e majtë, ndërsa ekzaminimet e para flasim për një problem serioz.

Kundër zikaltërve, Ancelotti pritet ti besojë sulmin Luka Jovic i cili realizoi një gol të shtunën dhe dhurojë një asist. Tekniku italian konfirmoi pas ndeshjes mungesën e Benzema ndërsa shpreson që ta ketë në dispozicion për sfidën se së dielës, në derbi kundër Atleticos.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb