Carlo Ancelotti shijon këtë sukses të çmendur përballë Liverpool, por nuk feston plotësisht, i vetëdijshëm se kualifikimi vendoset në “Bernabeu”: “Nuk ishte e lehtë, mbi të gjitha për mënyrën se si nisi ndeshja. Fituam besimin pak nga pak duke dalë përpara me shumë efikasitet. Vinicius zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme, sot për sot është lojtari më përcaktues në botë.

66
66

Çfarë mendova pasi rezultati ishte 2-0? Po mendoja për atë që ndodhi kundër Man.City, dëshiroja që të përsëritej dhe ashtu ndodhi, madje më bukur. Gjithsesi, nuk besoj se kualifikimi u mbyll këtu. Duhet të jemi të kënaqur, ishte një ndeshje e bukur, tani të mendojmë për sfidën e kthimit”, u shpreh Ancelotti pas ndeshjes.

77
77

Karim Benzema me dygoshëin e shënuar bëhet zyrtarisht “makth” i Liverpool, lojtari që i ka shënuar më shumë në Champions, 6 të tillë: “Ishte një mbrëmje e rëndësishme. Luajtëm me personalitet, e dashuroj këtë kompeticion, dëshirojmë të fitojmë sërish Champions League. Tani na pret një tjetër sfidë e madhe në ‘Bernabeu’, u shpreh Benzema pas ndeshjes.

Kloppp
Kloppp

Pavarësisht humbjes së rëndë, beson ende të kualifikimi Jurgen Klopp: “I thashë djemve se ishte një goditje e fortë, por do të jetë më e rëndë nëse nuk nxjerrim mësime nga kjo humbje. Do të mësojmë dhe do të shkojmë në Madrid për të fituar”, theksoi Klopp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb