Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, pavarësisht humbjes së pësuar në “Bernabeu”, paraqitja e bërë i jep besim për ndeshjen e kthimit:

“Zhvilluam ndeshjen që dëshironim, nuk erdhi rezultati, por na jep besim për ndeshjen e kthimit. Jemi të kënaqur pasi nuk është e lehtë të kontrollosh ndeshjen siç e bëmë ne kundër një rivali si Barcelona. Ndeshjen e nisëm mirë, por paguam shtrenjtë një gabim individual. Në sfidën e kthimit duhet të zhvillojmë të njëjtin tip loje edhe pse jemi të sigurt se Barcelona nuk do të luaj në të njëjtën mënyrë përballë publikut të tyre”, u shpreh Ancelotti pas ndeshjes.

Sigurisht që atmosfera është ndryshe në radhët e ekipit blaugrana, trajneri Xavi kapet fort pas rezultatit: “Rezultati është shumë i mirë, por është dhe ndeshja e kthimit. Jemi të kënaqur me ndeshjen e zhvilluar pasi limituam një skuadër si Real Madrid që krijon shumë raste për gol. Sigurisht që në ndeshjen e kthimit kemi një avantazh të rëndësishëm pasi do të luajmë përballë publikut tonë, por ky Real Madrid është shumë i fortë”, theksoi Xavi në konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb