Carlo Ancelotti ka dhënë sot për herë të parë intervistën zyrtare si trajner i Napolit ku ka folur për objektivat e klubit dhe arsyen se përse zgjodhi këtë klub. Për mediat italiane ish-trajneri i Milanit, Real Madridit, Bayern Mynchen-it dhe shumë klubeve të tjera, ka deklaruar se nuk ka zgjedhur Napolin për të dalë i dyti.

“Pranova ofertën e Napolit sepse ky klub besoi te unë. Pastaj doja të rikthehesha në Itali dhe kur gjeta një skuadër që dëshiron të rritet në nivelin teknik pranova menjëherë. Napoli më kënaq, ka një filozofi loje të ngjashme me timen si skuadër. E pranoj këtë sfidë me shumë entuziazëm.”

Për garën në “Seria A”

“Nuk është vetëm Juventusi. Futbolli italian ka treguar shumë pasiguri dhe në vitet e fundit titulli është vendosur vetëm në ndeshjet e fundit. Ne do të bëjmë rrugën tonë. Nuk jemi këtu për të bërë rolin e kukullës, duam të fitojmë dhe do ta nisim sezonin me objektivin për të dalë të parët nuk do të kënaqemi asnjëherë me vendin e dytë.”

Ronaldo te Juventusi

“Thonë se kam folur me të në këtë periudhë. Por, e vërteta është se unë flas dhe jap këshilla për kaq shumë lojtarë në këtë kohë merkatoje. Unë mbaj mend të kem folur kaq shumë me Kristianon, por me një tjetër. Kristiano Xhuntolin, drejtorin tonë sportiv” – deklaroi me shaka Ancelotti.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb