Numri një i stolit të Real Madrid, Carlo Ancelotti u shfaq i mërzitur pas barazimit 1-1 ndaj Osasunas.

Sipas tij, kartoni i kuq i Bellingham ishte një keqkuptim, ndërsa nuk heziton të thotë se në këtë takim ka parë gjëra të çuditshme.

“Ne e nisëm mirë dhe e mbyllëm mirë ndeshjen, me një lojtar më pak. Mendoj se kartoni i kuq i Jude Bellingham ishte një keqkuptim. Në këto ndeshje kanë ndodhur gjëra të çuditshme, që i kemi parë të gjithë. Nuk kam dëshirë të flas më shumë.

Unë kërkova të rishikohej një rast në zonë, për prekje me dorë. Mesa duket e kanë ndezur VAR-in me vonesë sot”, deklaroi Ancelotti.
(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb