Ardhja e Carlo Ancelotti-t në drejtimin e Napolit solli një efekt domino pasi kapiteni Marek Hamsik, i cili ishte i vendosur për t’u larguar drejt Kinës ka vendosur të qëndrojë, si pasojë edhe e ndërhyrjes së presidentit De Laurentiis.

Jo vetëm Hamsik, por e njëjta situatë ishte edhe me Mertens i cili tashmë është i bindur që me Napolin mund të arrijë shumë larg dhe do të vijojë aventurën në Itali.

Për nëse dy të parët arriti t’i bindë ardhja e Ancelotti-t kështu nuk mund të thuhet për mesfushorin shtatshkurtër Jorginho. Italo-braziliani, Napoli dhe Manchester City kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e tij në “Premier League”.

Raportohet se bisedimet janë në fazën finale dhe nga ora në orë pritet të vijë edhe zyrtarizimi. Napoli do të përfitojë 50 mln euro nga shitja e mesfushorit, ndërsa vetë futbollisti do të marrë 20 mln euro në total për 5 vite.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb