Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, eshte shprehur me superlativa te dielen per paraqitjen e Cristiano Ronaldos, pas fitores ndaj Granades (9-1) dhe pese golave te shenuar prej tij.
Tashme Ronaldo ka shkuar ne kuoten e 36 golave ne kampionat, duke qene para Lionel Messit (32).
“Cristiano eshte permiresuar shume ashtu si gjithe ekipi. Cfare te them me teper?”, eshte pergjigjur Ancelotti ne konferencen e shtypit.
“Eshte hera e pare qe ai shenon pese gola me Real Madrid. Kjo eshte shume pozitive per të dhe per ne duke patur parasysh ndeshjet e ardhshme”, ka theksuar trajneri italian.

(a.n/ata/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: